Hapësire reklamuese

Politikë

Rama nga Vlora: Ju do i tregoni turpit kombëtar që quhet President se s’ka parë gjë akoma. Më jepni 9 mandate dhe në 4 vite do bëj 12 herë më shumë për ju

Shkruar nga Newsbomb
Rama nga Vlora: Ju do i tregoni turpit kombëtar që quhet President se

Kryeministri Edi Rama në Vlorë po mban fjalën e tij të fundit përmbyllëse, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e pas dy ditëve të 25 prillit 2021.

Ai tha se vlonjatët të dielën do i tregojnë shqiptarëve dhe posaçërisht Ilir Metës se ai nuk ka parë asgjë akoma.

Nga podiumi kreu i PS i kërkoi vlonjatëve të tij 9 mandate në 24 prill, duke i premtuar se për 4 vite do bëj për Vlorën 12 herë më shumë seç ka bërë në këto 8 vite.

Edi Rama: Vlonjatët në datë 25 prill do tí tregojnë gjithë shqiptarëve dhe sidomos atij turpi kombëtar që quhet president që nuk ka parë asgjë akoma. Kur më pyeti një ditë damiani dhe më tha ore spo e marr vesh na mbeti likja në vlorë i thashë është ajo puna e derës së xhamisë, dhe në 25 prill vlora do ia lëri përgjithmonë historisë, atë, saliun lulin dhe monikën që për 30 vjet na janë qepur pas si fantazmat e së shkuarës. Ne ende nuk e kemi bëtrë atë transformim, që duam ta bëjmë. Vlora e ka udhëhequr dhe do ta udhëheqë gjithmonë këtë transformim që po merr formë në të gjithë Shqipërinë.  Sot Vlora flet me pamjen e saj, me ndryshimin e saj që vazhdon dita-ditës, flet me numrin e kaq shumë sipërmarrjeve të vogla që hapen muaj pas muaji, flet me entuziazmin tuaj. Sot ju them juve vlonjatëve, ju e keni në dorë nëse në 25 prill juve më jepni mua dhe PS 9 mandate unë po ju them që në 4 vitet e ardhshme do bëjmë 12 herë më shumë për Vlorën se ç’kemi bërë në këto 2 mandate që po i mbyllim. 12 herë më shumë dhe kur të vijë dita që të jenë zgjedhjet e pas 4 viteve, unë do vij këtu dhe atje në ekran do pasqyrohet kjo që thashë sot, dhe Vlora e pas 4 viteve do jetë 12 herë më e mirë dhe më e bukur seç është sot.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll