Hapësire reklamuese

Politikë

Rama nga sheshi “Skënderbej” u drejtohet kundërshtarëve politikë: Qytetarët na kanë dëgjuar!

Shkruar nga Newsbomb

Edi Rama përcjell një mesazh të rëndësishëm për kundërshtarët politikë, nga sheshi “Skënderbej” aty ku po zhvillohet dhe festa e Partisë Socialiste.

“Dua t’ju them udhëheqësve të opozitës se fushata ka mbaruar, qytetarët na kanë dëgjuar dhe e kanë bërë zgjedhjen e tyre, është koha që të vëmë veten tonë në shërbim të tyre.

Shqiptarët pa dallim, është koha për të vënë flamurin përbashkues kuq e zi përpara flamujve të partive tona politike. Është koha të gjejmë komunikimin e përbashkët”, u shpreh Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.