Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama nga Saranda: Basha fle në këmbë dhe flet si pllakë gramafoni. Udhëheqësit e opozitës janë Saliu dhe Iliri që morën peng Rinasin

Shkruar nga Newsbomb
Rama nga Saranda: Basha fle në këmbë dhe flet si pllakë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga deputeti Damian Gjiknuri ndodhet sot në Sarandë, ku ka folur edhe me thumbime për opozitën dhe liderët e saj.

Kreu i PS tha se Basha nuk është udhëheqës, duke ironizuar me të, teksa tha se “fle në këmbë dhe flet si pllakë gramafoni”. Kreu i Qeverisë deklaroi se liderët e vërtetë të opozitës janë Berisha me Metën, ndërsa Bashën e përdorin si kukull të kurdisur.

Pikërisht këta të fundit, Berishën me Metën, për të dytën ditë radhazi, Rama i cilësoi si përgjegjësit e marrjes peng të aeroportit të Rinasit.

Rama: Sa më shumë të ngjitesh aq më shumë thonë se maja duket sikur largohet, se ngjitja kërkon energji të mëdha, sakrifica. Vjen dhe tundimi për të ndaluar shpeshherë, për t’u kthyer. Presidenti zhvillon një fushatë nëpër skuta me subjekte të OFL-së. Bashkë me Leskon e fuçive të rakisë të dy bashkë. Takon prokurorë që janë goditur nga vettingu. Janë mbledhur si një tufë hienash. Nuk duan të lënë dy gurë bashkë për të arritur koufuzion në popull. Nxitën dhe bllokimin e trafikut ajror. Padashur fare t’ja dijnë për dëmin e madh që një goditje e tillë çmendurake mund të sjellë për vendin. Bllokuan vaksinat, që të thoshin s’ka më vaksina. U bllokua lëvizja e njerëzve. Është e habitshme skuadra e opozitës në Vlorë që thonë do shfuqizojmë ligjin e pronave. Kanë njerëz të tyret që kanë letrat e pronave të grabitura me shantazhet e pushtetit të Saliut. Mijëra hektarë që njerëzit e këtij vendi kanë hequr picirin për t’i marrë dhe janë detyruar t’ja shesin zarbove të ardhur nga Tirana. Dhe shfaqen si pronarë emra dhe mbiemra që s’kanë asnjë lidhje me këtë trevë. Çfarë udhëheqësi është Basha që përveçse fle në këmbë dhe flet si pllak gramafoni nuk ka asgjë në dorë. Një kukull e kurdisur, ndërkohë që udhëheqësit realë të asaj opozite janë Saliu dhe Iliri që morën peng aeroportin e Rinasit, vetëm për të arritur synimin e tyre. Janë ata që i bashkon një ankth i madh i humbjes përfundimtare. Kanë frikë nga drejtësia. Këtë e di gjithë Shqipëria, i madh dhe i vogël, e dinë demokratët.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll