Hapësire reklamuese

Politikë

Rama nga Dibra sulmon kandidatin e Bashës dhe Berishës: Njëri ka dalë nga vrima e bravës, tjetri nga vareja, kë do të votoni?

Shkruar nga Newsbomb
Rama nga Dibra sulmon kandidatin e Bashës dhe Berishës: Njëri ka

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dibër ku ka folur për Këshillimin Kombëtar, por edhe për zgjedhjet e 6 marsit.

Gjatë fjalës së tij Rama ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha dhe kandidatët e tyre për zgjedhjet e 6 marsit.

Ai tha se njëri ka dalë nga brava e tjetri nga vareja dhe kë duhet të zgjedhin qytetarët e Dibrës, teksa tha se e treta është e vërteta, duke iu referuar partisë së tij PS.

“Një ndarje për qëllime personale nuk ka as Shqipëri, as e ardhme asgjë. Janë të gjitha përralla, të gjitha tym për të fshehur të vërtetën. Janë dy njerëz në hall njëri që ka marrë atë që ka kërkuar me insistim me 30 vjet, duke i rënë në qaf të gjithë miletit dhe tjetri që është aty pa lidhje. Që i ka rënë në dorë ajo punë dhe tani që duhet ta mbajë me dorë se mban dot. Kjo është politika e ndarjes në Shqipëri.

Kurse Këshillimi Kombëtar është bashkimi, jo për një parti të vetme, jo për demokratët që ngelën hajde me ne. Por për të treguar se votimi është një çështje personale. Bujrum për gjëra që kanë kuptim. Nuk mund të angazhohet një popull i tërë për brava dhe varre.

Keni dhe zgjidhje ju këtu me një kandidat që ka dalë nga vrima e bravës dhe një tjetër që ka dalë nga bishti i varesë dhe ju thonë ju zgjidhni. Çfarë të zgjidhni? Janë produkte bravash dhe vareshë. Nuk i njoh si persona por janë një i dal nga brava dhe një bisht varre. Dibra duhet të votojë për bravën apo varen, por kjo është diçka që nuk ka lidhje me Dibrën. Me Dibrën ka lidhje lidhja e rrugës që mos vish deri në Klos për 30 minuta dhe më pas të duhet një orë të vish këtu.

Dy ka, ka tre në fakt, por e treta është e vërteta o do kapni bravën tja vini tunelit, ose varenë të hapni tunelin, kurse e treta e vërteta është them unë votojmë të tretën dhe vijojmë punën" tha ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu