Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Rama: Nesër vendosim për hapat e tjerë përbashkues Shqipëri-Kosovë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar mbledhjen e nesërme midis dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, si të rëndësishme për të vendosur hapat e tjerë përbashkues.

“Nesër ditë shumë e rëndësishme për të vendosur të hedhim hapa të tjerë përbashkues në mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Rama.

Nesër në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të organizohet mbledhja e dytë e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, pas asaj të organizuar një vit më parë në Prizren.

Agjenda e mbledhjes së nesërme:

Ora 10:40-Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Kongreseve; Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.

Ora 11:00-Fillimi i mbledhjes së dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës

Ora 12:00-Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy qeverive.

Ora 12:20- Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave të qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:

Mbledhja e 2 qeverive/ Mustafa: Kapitull i ri bashkëpunimi mes vendeve

Më shumë

spot_img