Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Rama negociator mes Erdogan dhe Suedisë për NATO-n? Flet ambasadorja: Ndoshta Turqia…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad ka folur për kërkesën e vendit të saj dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO.

Ambasadorja është pyetur nga gazetarja nëse në takimin që kishte pak më ditë më parë me kryeministrin Edi Rama, i ka kërkuar që që dialogojë me Recep Tayyip Erdogan, pasi Turqia i ka vënë veton kësaj kërkese.

albsig

spring

Ajo tha se nuk i ka kërkuar direkt që të jetë një negociator me Erdogan, por nuk e mohoi që e shpreson një gjë të tillë.

“Jo nuk e kam bërë këtë kërkesë. Nëse mund të spekuloj disi, të shpreh shpresat e mia, Shqipëria ka një reagim shumë pozitiv ndaj reagimit të Suedisë për tu anëtarësuar. Ndoshta Turqia do të shikojë reagimin e Shqipërisë dhe kjo do të jetë në favorin tonë, derisa ju thoni se ka një marrëdhënie të ngushtë mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë.

Ne shpresojmë që aspekte të ndryshme të kenë ndikim te Turqia për ta shikuar me favor këtë aplikim. Shpresoj që Shqipëria të luajë një rol pozitiv. Por mendoj se me Turqinë na duhet të ulemi me ta dhe të dialogojmë mes Suedisë dhe Turqisë. Këtë po synojnë të arrijnë diplomatët dhe kryeministri ynë” tha ambasadorja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img