Hapësire reklamuese

Politikë

Rama në Urën Vajgurore: Dy vjet më parë arrita ta shpëtoj Lulin, këtë herë...

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke pasditen e sotme në Urën Vajgurore ku ka kërkuar mbeshtetjen për kryetaren aktuale të Bashkisë, Juliana Mema.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer ironinë për kryetarin e PD-së Lulzim Basha, të cilit i kujtoi marrëveshjen e arritur dy vite më parë.

Rama tha se këtë herë “është e pamundur që ai ta shpëtojë Bashën nga vetëvrasja politike”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Dy vjet më parë ne i dhuruam pa fund, deri në sekondën e fundit, unë arrita ta shpëtoj Lulin. Mori dhe morën gjithçka që kërkuan, morën gjysmën më kryesore të qeverisë, po ashtu edhe drejtimin e shumë instuticioneve kryesore. Dhe i morën të gjitha këto vetëm me dy kërkesa nga ana tonë. Kush fiton, fiton, kush humbet humbet. Dhe e dyta, nuk ka më sharje për Shqipërinë, jashtë kufijve dhe në gjuhë të huaj. Zgjedhjet ishin krejt normale, nuk pati asnjë ankesë, të gjithë komisionerët vendosën.

Erdhi vjeshta, Lulit i doli gjumi. Është më keq se dy vjet më parë. Por ja ku e kemi prapë këtu, me mandate të djegura dhe me molotov në duar. Herën e kaluar i shpëtuam, këtë herë nuk i ndaluam dot të vrasin veten.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.