Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Rama në Universitetin Bujqësor: Sot 20 mijë fermerë kanë marrë naftë pa akcizë. Jemi vendi i parë në Rajon që marrim fonde nga BE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, lidhur me nismën më të re që mori qeveria shqiptare këtë vit, për të pajisur fermerët me naftë pa taksa.

Rama tha se janë rreth 20 mijë (19.213) fermerë që për herë të parë u mbështetën nga qeveria me naftë pa akcizë, pa taksë karboni, pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Sipas Kreut të Qeverisë, mbështetja për fermerët do të vijojë vit pas viti, duke theksuar dhe ndihmesën e madhe që na jep BE.

Edi Rama: Sot erdhëm këtu sepse menduam ta ndajmë këtë eksperiencë më bashkësinë e fermerëve dhe iopinion publik për atë që është bërë, për të rritur besimin ndaj këtij procesi. Në fillim po, u pa me mosbesim, sepse ishte zotim i kahershëm, por ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Nuk e arrijmë gjithmonë, por në shumicën e rasteve po. Sot më vjen mirë që kemi prova të prekshme në këtë proces, kanë përfituar 20 mijë fermerë. Sistemi i shpejtë, transparent i krijuar nga E-albania funksionon për këdo që dëshiron të punojë dhe këdo që beson te ky sistem. Pavarësisht se ku jeton, kemi provën se në pak minuta me një dokument mund të aksesohet fondi i naftës pa akcizë, pa taks qarkullimi, pa taks karboni për fermerët. Ky fond i vënë në dispozicion shkon tek fermerët. E gjitha është transparente dhe nuk ka shanse që paratë e vëna në dispozicion për tokën të shkojnë për veturën. Arsyeja tjetër pse jemi këtu është vendi ku bëhet kjo mbledhje sepse bësoj që UBT është një nga pikat më stragjike ku projektohet zhvillimi i vendit . ku i jepet dija për një sektor që do të shkojë duke u zhvilluar. Ka paragjykime për këtë universitet dhe rektorët janë ankuar semos bie kërkesa. Nëse e përçojmë siç duhet mesazhin, interesi do të rritet. Ne po na mbështet BE për bujqësinë, dhe nga vendi i fundit që ishim për thithje të fondeve, sot është vendi i parë. Jemi vendi i parë në rajon për fondet e miratuara nga BE për bujqësinë.

Më shumë

spot_img
spot_img