Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Rama në Strasburg, takon Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Strasburg.

Kreu i qeverisë ka  ndarë disa pamje nga një takim në Strasburg, ku është pritur nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropë, Tiny Kox.

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme pritet të flasë në Këshillin Evropës në Strasburg. Rreth orës 15:00 (me orën shqiptare), Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpallë të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rezoluta kaloi në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar maxhorancën dhe opozitën për të mbajtur të njëjtin qëndrim, pavarësisht përplasjeve të forta politike që kanë pasur. Pas kalimit në Kuvend, Rezoluta me pas iu është dërguar:

1.Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;

2.Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;

3.Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;

4.Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

5.Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

6.Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

7.Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Më shumë


spot_img








spot_img