Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa nga foto që nuk u panë gjatë konferencës së OKB mbi ndryshimet klimatike në Glasgow.
Në këto foto Rama shfaqet duke biseduar me presidentin e Francës Emanuel Macron, si dhe duke shkëmbyer batuta me kancelaren në detyrë të Gjermanisë Angela Merkel.
Ndërsa kryeministri është duke biseduar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, pranë tyre ulur në tavolinë, shihet presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.