Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama në Samitin e Demokracisë: Mbështetja e SHBA jetike për aspiratën demokratike, jemi të angazhuar për të vijuar Reformën në Drejtësi

Shkruar nga Newsbomb
Rama në Samitin e Demokracisë: Mbështetja e SHBA jetike për

Kryeministri Edi Rama ka folur në Samitin e Demokracisë, të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. 

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se miqësia dhe mbështetja e SHBA ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike, si edhe për të forcuar shtetin e së drejtës.

Ndër të tjera, shefi i qeverisë tha se Shqipëria do të vijojë me zbatimin e Reformës në Drejtësi, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Fjalia e kryeministrit Edi Rama:

Është një nder dhe privilegj i veçantë që përfqaësoj Shqipërinë në këtë forum të demokracisë së botës. Vendit tim iu desh një kohë e gjatë dhe një rrugëtim i mundimshëm për të dalë nga izolimi i plotë dhe për t’u bërë pjesë e bashkësisë  së demokracisë. Megjithatë, ja ku jemi sot, një demokraci ende shumë e re, anëtarë krenarë e Kombeve të Bashkuara dhe e NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Europës. Në këtë rrugëtim, miqësia dhe mbështetja e SHBA ka qenë jetike për të çura përpara aspiratat demokratike dhe për të forcuar shtetin e së drejtës dhe qëndrueshmërinë e institucioneve tona.

Katër vite më parë, qeveria shqiptare nisi një prej reformave më të thella e gjithëpërfshirëse nga të gjitha vendet ish-komuniste, reformën në sistemin e drejtësisë. Në këtë proces, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në, BE-në dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ne po e pastrojmë sistemin tonë gjyqësor nga mbi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tij e, tashmë, jemi në proces rindërtimi të institucioneve gjyqësore, sipas modelit të demokracive të konsoliduara.
 
Ne jemi plotësisht të angazhuar për vazhdimin me sukses të reformës në drejtësi, në mënyrë që një sistem i ri drejtësie, i paanshëm dhe i pavarur nga pushteti ekzekutiv e legjislativ, të bëhet plotësisht funksional e të jetë në shërbim të njerëzve.  Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet. Duke u mbështetur te sukseset ekzistuese në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike, ne po investojmë në shërbime elektronike, me synim që të mbyllim hapësirat ende të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe për të siguruar mirëqeverisje dhe transparencë për të gjitha proceset qeverisëse.
 
Për t’i bërë qytetarët pjesë të reformave tona, po nisim një Partneritet për Qeverisjen e Hapur, si forum shumaktorial, që do të sigurojë një dialog kuptimplotë publik me të gjithë sektorët e shoqërisë. Megjithatë, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se, pavarësisht sukseseve tona, historia jonë e rishtë ka treguar se reformat nuk janë të pakthyeshme. Ato duhen mbështetur me përpjekje të përditshme nga një mori aktorësh dhe me një angazhim e integrim në rritje me strukturat dhe institucionet euroatlantike", tha Rama. 
 
Për këtë arsye, negociatat për anëtarësim në BE do të ndihmojnë për konsolidimin e institucioneve demokratike, për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe thellimin e sundimit të ligjit. Së fundi, ashtu si demokracisë i duhen demokratë, ashtu edhe paqes së qëndrueshme i duhen demokraci të forta. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal do të mundemi të parandalojmë konfliktet dhe të sjellim paqen.
 
Qasja e fortë shumëpalëshe e Shqipërisë u dëshmua gjatë krizës së COVID-it dhe, së fundi, gjatë krizës afgane, kur shfaqëm gatishmërinë dhe vendosëm të mirëprisnim mijëra të evakuuar. Përmes kësaj që bëmë, nderuam angazhimin tonë si aleatë të NATO-s dhe si një forcë e së mirës mes kombeve. Ndërkohë që Shqipëria merr mandatin si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, ne mbështetemi te përkrahja dhe angazhimi juaj ndaj qasjes shumëpalëshe, për të bërë të mundur që OKB-ja të funksionojë më mirë dhe të gjejë zgjidhje praktike, por të qëndrueshme për paqen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll