Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Rama në rrugën e Arbrit: Kjo dhe ajo e Lumit të Vlorës janë një parajsë. Unë s’jam si Berisha që i lë rrugët-rrugëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një “tur” në rrugën e Kombit duke zhvilluar një intervistë me gazetarin Denis Minga. Kreu i Qeverisë tha se ky aks rrugor së bashku me atë të Lumit të Vlorës janë dy akse që nxjerrin në pah një Shqipëri ndryshe, që jo çdokush e ka parë.

Krahasuar me paraardhësin e tij Sali Berisha, Rama tha se nuk është aspak si ai që i lë rrugët-rrugëve, duke i përdorur për propagandë, por siç tha kryeministri, 2013 e tregoi qartë se çfarë rrugësh bëri PD me në krye Berishën gjatë 8 viteve.

Rama: Kjo rrugë dhe ajo e Lumit të Vlorës janë dy akse fantastike të një Shqipërie që nuk e njohim, edhe unë vetë tani e kam zbuluar.  

Minga: Pavarësisht se jeni kryeministri që keni bredhur më shumë?

Rama: E kam zbuluar që kur ka filluar kjo rrugë për 99% e shqiptarëve do të jetë një zbulim bashkë me rrugën e Lumit të Vlorës, që është një parajsë e vërtetë. Ka pasur izolim aty, por ka potencial për të zhvilluar blektorinë, bujqësinë dhe turizmin. Për t’i kthyer trojet e të parëve në troje prodhuese që krijojnë punë dhe për të përthithur turistët e huaj.

Minga: Do mjaftojë rrugët apo duhet diçka tjetër në këto zona?

Rama: Programet zhvillimore i këtyre zonave janë programe të hapura, turizimi është në fazën embrionale në këto zona. Siç e kam thënë, do të kemi 5000 euro për çdo emigrant që investon në shtëpinë e babës apo gjyshit nëse investon në agroturizë.

Minga: Ju më herët në kohën e PD thoshit që Berisha merret tërë kohës me rrugë dhe vetëm aty e bazon fushatën, e mendon tani se ka pasur të drejtë Berisha që merrej me rrugët?

Rama: Unë nuk kam thënë kurrë që rruga e Arbrit nuk duhet bërë, apo rrugët e tjera. Por unë s’jam si ai, që i lë rrugët rrugëve dhe bën propagandë me to. 2013 e tregoi qartë se çfarë ndërtoi Berisha dhe PD.

spot_img

Më shumë

spot_img