Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Rama në qendër të Vlorës, Dritan Leli në periferi me stafin e Bashkisë, kush të reklamojë më shumë investimet (PAMJET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në qytetin bregdetar të Vlorës. Dje dhe sot ai është shfaqur krah nënkryetarit të Bashkisë Afrim Qendro dhe socialistit Damian Gjiknuri, për të inspektuar punimet. Krah tij nuk ishte Dritan Leli.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Vlorës duket se i pashqetësuar nga vizita e Ramës në qendër, ka dalë dhe vetë për të inspektuar punimet në lagjet e qytetit bregdetar, por në periferi. Leli është shfaqur mesditën e sotme në lagjen e vjetër Partizani të qytetit, ku njofton se Bashkia ka nisur ndërhyrjet pas kqërkesës së banorëve në rrugën Drashovica.

“Ka nisur sot ndërhyrja e kërkuar prej banorëve në rrugën Drashovica, lagjen e vjetër Partizani. Skarifikimi i shtresës së asfaltit, riparimi, riasfaltimi dhe vijëzimi janë hapat që do të ndiqen në ditët në vazhdim. Do të punojmë çdo ditë, deri në fund të projektit për riasfaltimin dhe riparimin e rrugëve të qytetit”, shkruan Dritan Leli.

Duket se të dy, kryesocialisti Rama me Afrim Qendron dhe Damian Gjiknurin në krah përpiqen t’ju tregojnë vlonjatëve se ata po punojnë për qytetin, dhe se punët kryesore po drejtohen nga Tirana, ndërsa kryebashkiaku nga ana e tij ka nisur të dalë në lagjet e Vlorës për të treguar se ai në krye të punëve.

Më shumë

spot_img
spot_img