Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama në pritjen me ambasadorët mesazh partive shqiptare në Maqedoni: Të detyruara të kërkoni të drejta të plota

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

48cb3239da05401cfe03bb3824a2b8a1

Kryeministri Edi Rama priti sonte në pritjen e fundvitit ambasadorët e akredituar në Shqipëri.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Rama tha se, “Kemi vazhduar të investojmë energji të mëdha në rrugën që kemi përcaktuar si popull dhe nuk jemi luhatur në objektivin tonë kryesor, pavarësisht luhatjeve të mëdha dhe të vogla që na ndajnë në debatin e përditshëm publik, që është integrimi i plotë në BE”.

“Tek Europa ne shqiptarët nuk ndahemi dhe përsa na takon ne si qeverisje në Shqiëpri e kemi të shkruar si program qeverisës që Europa nuk është udhëtim për diku, por një udhëtim i brendshëm për të pasur një shtet modern, demokratik dhe solid”, tha Rama.

“Kemi ndjekur një politikë të jashtme koherente dhe dinamike si një vend që ka qenë gjithnjë i angazhuar për stabilitietin në rajon bazuar në parimet e Europës ku duam të bëjëm pjesë me të drejta të plota”’, theksoi kryeminsitri Rama.

“Përpjekjet janë të pareshtura që marrëdhëniet me fqinjët të karaktrerizohen nga dialogu i përhershëm dhe i hapur me vetëdijen se ç’ka na bashkon është shumë herë më e madhe sesa ajo që na ndan”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, “është gjithmonë e më e rëndëishme që atmosfera e paqes që sot kemi në këtë rajon që deri dje karakteristikë kryesore kishte ndasitë dhe hasmëritë e trashëguara, të intesifikohet për një dakordësi sa më të madhe me njëri-tjetrin dhe për njeri-tjetrin”.

Kryeministri Rama dha edhe një mesazh për partitë poltike shqiptare në Maqedoni. Rama u shpreh se partitë shqiptare në Maqedoni kanë dinjitetin e tyre dhe nuk janë të detyruara të bien dakord për gjithçka, por janë të imponuara për interesin e shqiptarëve që të jenë dakord për bashkëjetesën e dy popujve me të drejta të plota në një shtet.

Lexo edhe: Qeveria e re e Maqedonisë caktohet në Tiranë? Mediat: Rama do takojë liderët e partive shqiptare

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img