Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

Rama në maternitetin e ri të Lezhës, habitet nga mjeku që s’do rritje rroge: Shyqyr që tha njëri “s’dua”. Po ti pse je vesh si shofer taksie? (BATUTAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar sot maternitetin e ri të Lezhës, pas një takimi që pati në këtë qytet me mbështetës të PS dhe ekipin e tij atje.

Rama ishte shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se në këtë maternitet janë vendosur pajisjet më të fundit dhe më cilësore.

Nuk munguan dhe batutat e Ramës me mjekët, teksa u habit nga një prej tyre i cili për rritje të pagës me 40% u shpreh: S’ka gjë për rritje rroge, është herët akoma…

Pjesë nga biseda  

Rama: U kry, ishe pak mosbesues, por…

Mjeku: Ju lumshin duart dhe mendja, faleminderit, ju jemi mirënjohës.

Mjekja: Mbas 30 vitesh.

Mjeku: S’latë gjo pa bo, ju lumtë

Rama: Ka akoma për të bërë, do ju rrisim rrogat prapë 40% të tjera.

Mjeku: S’po flasim për rroga se…është herët…

Rama: Nuk e do ti rritjen e rrogës? Shyqyr që doli njëri tha nuk duam.

Screenshot 15 9

Manastirliu: Është një maternitet i kompletuar edhe pajisjet janë të gjitha të reja dhe do fusim shërbime të reja që nuk kanë qenë në këtë maternitet.

Rama: Po ti çfarë pune bën?

Djali: Infermier.

Screenshot 16 6

Rama: Pse je vesh kështu si shofer taksie? Hë të shkretën se thashë çfarë ka mos ka ardh ndonjë urgjencë ndonjë…

Rama: Ke vite këtu?

Mjekja: 37 vjet.

Rama: Besoj u gëzove tani.

Mjekja: U gëzova ta gëzojmë të gjithë me nipër e mbesa tani, tana t’mirat.

Mjeku: Jeni skuadra më e mirë.

Mjekja: Në emër të stafit të maternitetit ju shprehim falenderimet dhe ju jemi mirënjohës

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img