Hapësire reklamuese

Politikë

Rama në Lezhë, përplaset me banorin: Je demokrat i lëkundur; ai i kthehet: Unë jam me atë që punon

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Gjadër të Lezhës për të ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve për shkak të reshjeve të shiut.

Ai ka folur edhe me banorët e zonës dhe ankesat e tyre në lidhje.

Gjatë bisedës me kreun e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka folur edhe me një qytetar, që Rama e quajti demokrat të lëkundur.

Nga ana tjetër, qytetari i është kthyer duke i thënë se nuk është i lëkundur, por është me ata që punon.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ky është demokrat i lëkundur?

Banori: Unë nuk jam as i lëkundur as i palëkundur, jam me atë që punon. Të thashë edhe parmbrëmë që e shpëtove fshatin nga përmbytja.

Rama: Se je demokrat i zgjuar ti prandaj je i lëkundur. E mban mend shumë mirë se si ka qenë. Kjo e bazës ushqimore është detyra jonë.

Banori: Faleminderit nuk po them se kryetari ka pak kohë që ka ardhur në detyrë.

Rama: Pak ka, po ka punu sa për të gjithë ata kryetarë që keni pas.

Banori: Këta kanalet dhe lumenjtë me i pastru që të shmangim përmbytjet.

Rama: Pse nuk janë pastru, po mos të ishin pastru do ishit përmbytur të gjithë.

Banori: Po po i keni pastru

Rama: Po ku ka pasur asfalt këtu që thonë që nuk keni bërë asnjë gjë. Sa kemi bërë me kanalet ne në këto vite nuk është bërë në 20 vite e kusur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu