Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama në Kukës, inspekton punimet në Spitalin e ri Rajonal: Përfundon këtë vit, brenda do ndërtohet dhe materniteti i ri

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar punimet për rindërtimin e kompleksit të ri spitalor në Kukës. Investimi prej 3 milion euro për këtë spital pritet të përfundojë para afateve, brenda këtij viti.

“Faza e parë e këtij investimi është drejt përfundimit. Është formësuar tashmë urgjenca e re, me të gjithë shërbimin e triazhit. Në këtë fazë të parë përfundon edhe rehabilitimi i tre sallave të reja të kirurgjisë. Do të ketë tunele që lidhen me maternitetin dhe shërbimet e tjera”, tha Manastirliu.

Kompleksi i ri spitalor do të ketë edhe maternitetin e ri, i cili do të vendoset në godinën që sot shërben për urgjencat.

“Brenda kompleksit spitalor do të ndërtohet edhe materniteti i ri me një kapacitet prej 43 shtetër dhe 21 dhoma shtrimi, i cili do të lidhet me bllokun e kirurgjisë me korridor. Faza e dytë është parashikuar të përfundojë në prillin e vitit që vjen, por sipas punës së bërë ndërtimi do të përfundojë brenda vitit”, tha Manastirliu.

Ky investim parashikon rindërtimin dhe rehabilitimin e plotë të kompleksit modern spitalor, për të garantuar shërbime cilësore për qytetarët, afër vendbanimit. Sa i përket situatës së COVID19 në Kukës, Ministrja e Shëndetësisë tha se rezultojnë të shëruar 5 rastet e importuara nga Kosova dhe tashmë edhe Kuksi do të jetë zonë e gjelbër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.