Hapësire reklamuese

Politikë

Rama në krye të Këshillit të Sigurimit në OKB, Braçe: Ai ishte perfekt dje, Shqipëria paraqitje dinjitoze

Shkruar nga Newsbomb
Rama në krye të Këshillit të Sigurimit në OKB,

Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar mbledhjen e mbajtur ditën e djeshme të Këshillit të Sigurimit në selinë e OKB-së, ku kryeministri Edi Rama ishte ai i cili drejtoi presidencën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe shkruan se Rama ishte përfekt dje dhe se Shqipëria ishte një anëtare serioze, partnere e besueshme dhe drejtuese e denjë e Këshillit. Gjithashtu deputeti socialist është ndalur edhe te debati dhe replikat  që kryeministri Rama pati me përfaqësuesit e Rusisë, ambasadorin Vasily Nebenzy. Sipas Braçes kreu i qeverisë shqiptare ja doli të imponojë një gjuhë të fortë, të drejtë dhe të vërtetë, gjuhë e cila ndau qartë se agresori është Rusia dhe se viktima është Ukraina.

LEXO EDHE: Debate në OKB/ Ambasadori rus i indinjuar nga pjesëmarrja e Zelensky-t, Rama i propozon: Ju ndaloni luftën dhe presidenti ukrainas nuk merr fjalën

“Nderkohe, ne mes te nje lufte ne Evrope, ne mes te nje keshilli qe e ben te pabarabarte VETOJA e nje anetari dhe hipokrit gjuha “diplomatike”, EDI RAMA ja doli te imponoje nje gjuhe te qarte, te forte, te drejte, te vertete, te drejtperdrejte e ballore, gjuhe e cila ndau qarte AGRESORIN-RUSINE, VIKTIMEN-UKRAINEN; te theksoje nevoje per reforme ne keshill per ti dhene fund pabarzise permes VETOS”, shkruan Braçe, teksa më tej thekson se ajo çfarë ndohi në atë sallë ditën e djeshme, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama do të thotë për Shqipërinë, partneritet, besim, ekonomi, investim dhe turizëm.

Postimi i plotë i Braçes:

EDI RAMA ISHTE PERFEKT DJE,

NE KESHILLIN E SIGURIMIT TE KOMBEVE TE BASHKUARA!

Ne nje forum ku #SHQIPERIA eshte shenjuar thjesht si “thyese e EMBARGOS SE MALLRAVE E ARMEVE te vendosur nga OKB ne ish JUGOSLLAVI”,

ne mes te luftes me te pergjakshme ne #BALLKAN,

cdo gje ishte ndryshe dje;

SHQIPERIA ISHTE ANETARE SERIOZE, PARTNERE E BESUESHME, DREJTUESE E DENJE E ATIJ KESHILLI

Eshte kapercim i madh!

Nderkohe, ne mes te nje lufte ne Evrope, ne mes te nje keshilli qe e ben te pabarabarte VETOJA e nje anetari dhe hipokrit gjuha “diplomatike”, EDI RAMA ja doli te imponoje nje gjuhe te qarte, te forte, te drejte, te vertete, te drejtperdrejte e ballore, gjuhe e cila ndau qarte AGRESORIN-RUSINE, VIKTIMEN-UKRAINEN; te theksoje nevoje per reforme ne keshill per ti dhene fund pabarzise permes VETOS;

Te degjoja pas tij, udheheqes shtetesh te medha deri te BE, te flisnin te njejten gjuhe te ashper, per te denuar AGRESORIN-RUSINE, per ti hequr privilegjin e pabarazise-VETON, ishte muzike e re ne nje sallon te vjeter.

Ne ane tjeter, per #SHQIPERINE, dita ishte njera ne vitin me te mire te saj; AJO QE NDODHI DJE, SHQIPERIA, EDI RAMA NE ATE SALLE, GJITHCKA QE PASOI DJE E SOT NE MEDIAT ME TE MEDHA TE BOTES, eshte gjithcka:

PARTNERITET, BESIM, EKONOMI, INVESTIM, TURIZEM!

Dhe nuk eshte hera e pare;

Kush talli, perqeshi, ironizoi infermieret qe ne derguam ne Itali ne kulm te PANDEMISE, te numeroje italianet e veres se ketij viti ne Shqiperi!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese