Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama në “Konferencën Europiane”: Të krijojmë hapësirën Schengen në Ballkan. Mc.Allister: Do i heqim vizat Kosovës, hapim negociatat me Shqipërinë dhe MV

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Firence të Italisë, ku po mbahet konferenca vjetore “State of the The Union”, në të cilën është i pranishëm edhe politikani gjerman, David Mc.Allister.

Kreu i Qeverisë sonë duke folur për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor, tha se e rëndësishme është arritja e mini-shengenit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë.

Edi Rama: Mënyra më e mirë është për të rënë dakord që të mos biem dakord për atë që nuk është e zgjedhshme. Na duhet të bëjmë më të mirën për të arritur këtë hapësirën shenge ku katër liritë e Europës zbatohen. Ku mallrat njerëzit, kapitali dhe shërbimet qarkullojnë për të gjithë njerëzit. Kjo do të ndihmojë që të bëjë atmosferën dhe më dashamirëse kur bëhet fjalë për të trajtuar tema të nxehta. Dialogu Serbi-Kosovë është zgjatur në mënyrë të kotë. E kam parë si diçka që të dy vendet e kanë lënë në nivel të ulët, jo në krye të listës së prioriteteve. Unë nuk e shoh se si të dyja palët do ta bëjnë më vete këtë dialog. Përfshirja e Francës dhe Gjermanisë në këtë proces është tejet i rëndësishëm.

Përfaqësuesi i Parlamentit Europian David Mc.Allister tha se zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor është shumë i vërtetë si për vetë këtë zonë si dhe për Europën. Ai theksoi se familja europiane duhet të mbajë premtimin për heqjen e vizave ndaj Kosovës si dhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

David Mc.Allister: Më lejoni t’ju përgëzoj z.Rama për zgjedhjet parlamentare në shqipëri. Unë natyrsht që e ndjek procesin e zgjerimit nga afër dhe besoj që zgjerimi ka një të ardhme të rëndësishme dhe të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të ardhme në BE. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të tregojnë, të japin fakte se janë gati për t’u bërë pjesë e kësaj familje. Nuk duhet të ketë standarte të dyfishta. Kujtoj premtimin që i është bërë Kosovës, që të lëvizin pa viza dhe që të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img