Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Rama në Konferencë të Jashtëzakonshme, kryeministri nxjerr shifrat: Kemi ulur çmimin e energjisë, krijuam edhe një mburojë për familjet në nevojë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka dalë në konferencën e jashtëzakonshme për planin e qeverisë në lidhje me krizën energjitike globale.

Ai ka publikuar shifrat e çmimit të energjisë, duke u shprehur se që nga ardhja në pushtet, çmimi nuk është rritur, por është ulur. Rama u shpreh se që nga viti 2015 qeveria ka nxjerrë një VKM që mbron familjet në nevojë, duke paguar nga buxheti i shtetit një pjesë të faturës së energjisë të këtyre familjeve.

“Pak ditë më parë ju drejtova një mesazh të drejtpërdrejt për një krizë energjitike globale. Siot jam këtu për t’ju thënë çfarë do të bëjmë ne. Duhet ta keni mirë parasysh, se nuk ekziston asnjë kryeministër apo qeveri, edhe më e keqja në botë, që dëshirën e parë të mos kenë rritjen e rrogave apo pensioneve. Të rrisësh pagat dhe pensionet apo të ulësh kontributet pa marrë parasysh arkën e shtetit, do të thotë të qeverisësh me nëyrën e Sudes. Dikush thotë se 8 vite më parë i kemi patur pagat më të lartat në rajon dhe sot jemi të fundit. Tabela e pagave në rajon flet ndryshe. Ja dhe rritja e pagave në rajon.

Disa thonë se i kemi braktisur njerëzit në nevojë, por përsëri faktet nuk janë opinione. Ja çmimi i energjisë për familjarët. Është e vërtetë që shtetet e tjera i kanë rrogat më të larta se ne. Çmimi i energjisë në faturë nukë shtë çmimi real që blejmë, por është çmimi i kontrolluar nga shteti.

Thonë se ne e paskemi rritur çmimin. Në kohën kur gjysma vidhte gjysmën tjetër, dhe gropa e borxhit në sistemin tonë neergjitik kthehej në një humnerë, konsumatorët shqiptarë ishin ndarë në 2 fsha:

Familjet me të ardhura mesatare dhe të larta, kishin çmim 13.5 leke/kËh. Në fashën e posghte, kilovati ishte 7.7 lekë. Me reformën tonë, çmimi i energjisë u ul për të gjithë familjarët me 9.5 lekë, qysh në vitin 2015, dhe ky është çmim nën koston e prodhimit. Fasha u hoq, sepse ishte një kënetë korrupsioni dhe abuzimesh, ku deri te fabrika apo 7 kurora me 7 vila dykatëshe, paguanin si të ishin familje ekonomike. Por me vendim qeverie, krijuam një mburojë për familjet në nev ojë dhe ne financojmë çdo vit diferencën mes 7.7 dhe 9.5”, tha Rama ndër të tjera.

Më shumë


spot_img








spot_img