Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Rama në Himarë: Opozita duhet lënë me 1 ose 2 mandate në Vlorë, Meta vazhdon takimet me subjektet e OFL-së

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar Himarën, ku është ndalur në një lokal për një takim me disa banorë të zonës.

Ai kërkoi nga votuesit që të mos e votojnë opozitën, madje ta lënë vetëm me 1 ose 2 mandate në Vlorë, ndërkohë që ka sulmuar edhe presidentin Meta.

Rama tha se presidenti vazhdon të takohet skutave me subjekte të OFL-së dhe prokurorë e gjykatës të kapur nga vetting.

“Lista e tyre është në radhë të parë një listë pronë-marrësish. Aty janë personazhe që kanë lidhje që ju i dini, po që duhet edhe të tjerët t’i msojnë, me gjithë botën e errët të tjetërsimit të pronave dhe përfaqësojnë interesa të tjetërkujt. Asnjëri prej tyre nuk banon në Vlorë. Ata duhet të kundërvotohen fuqishëm sepse janë shumë të rrezikshëm. Ju kujtohet mirë ajo revolta e Orikumit, është po ajo bazë. Ana tjetër është te prona andej poshtë nga Ksamili. Ata duhet të lihen me 1 apo 2 deputetë. Për kandidatin tjetër, Ilir Metën, nuk dua të zgjatem shumë sepse e patë çfarë ndodhi 2 ditë më parë. Tani është vendosur në Vlorë, është në një vazhdë që nuk sjell asgjë të mirë. Në ato takimet e skutave, me gjykatës e prokurorë të kapur nga vettingu dhe subjektet e OFL-së”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img