Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Rama në fshatin ku s’ka asnjëherë drita, i kthehet kreut të Bashkisë: Pse s’ka energji këtu? Peçi i ‘zënë ngushtë’: Sepse… (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dea9d628221c882d79963ac50d6dbaa8

Kryeministri Edi Rama ishte sot në fshatin Nivicë të Tepelenës, në bujtinën e Z.Jaho.

Pasi pa brenda ndërtetës se ishte akomoduar vendi, Rama u ul në tryezë bashkë me kryetarin e Bashkisë Tërmet Peçi dhe ministrin Bledi Çuçi.

Sipërmarrësi i është ankuar Ramës për energjinë elektrike në fshat, e cila ka munguar gjithnjë dhe ka qenë një problem për qytetarët dhe ata që kanë dashur të marrin përsipër një investim.

Rama i kërkoi “llogari” kreut të Bashksië dhe i premtoi Z.Jaho se do të bëjë çmos të sjellë energjinë elektrike, pasi aty funksionojnë vetëm me panele diellore dhe gjeneratorë.

Z.Jaho: Falë zotit na erdhi kryetari i bashkisë dhe na ka ndihmuar si të ishte vetë pjesëtar i kësaj, po na erdhi energjia, atëherë do fillojnë shumë njerëz të tjerë të ndërtojnë.

Rama: Po pse s’ka energji këtu?

Peçi: Po s’ka, se s’ka lidhje ndaj…

Rama: S’ka pasur asnjëherë apo…?

Peçi: Jo.

Rama: As në kohën eee…?

Z.Jaho: Jo jo, vetëm me gjeneratorë dhe panele.

Rama: Do bëjmë çmos…

Z.Jaho: Themi që do ecim përpara.

Rama: Këtu është një mrekulli dhe këtë mrekulli do e kthejmë në burim paraje për njerëzit. Do ta bëjmë dhe këtë punën e dritave, do ta gjejmë patjetër.

Z.Jaho: Me panele e kemi tani. Dimri është i vështirë këtu. Se vete bora 2 metra, dhe sot e fat se qe diell dhe kishte energji se ndryshe do ishim me gjeneratorë, dhe kosto rritet.

Më shumë

spot_img
spot_img