Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama në Finiq me kapele e numrin 30 në bluzë, flamuri grek i valvitet nga pas

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar edhe ditën e sotme fushatën elektorale në Finiq ku prezantoi zyrtarisht kandidatin e PS-së Kristaq Kiçon për këtë bashki.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte veshja e kryeministrit, i cili si asnjëherë më parë u shfaq me një kapelë të kuqe me numrin 30.

Mirëpo një tjetër detaj ka rënë në sy. Ndërkohë që Rama prezantonte Kiçon, prapa tij valvitej flamuri grek.

Nuk dihet si i ka shpëtuar kryeministrit ky detaj, por me shumë mundësi do të ketë reagime të ashpra nga kundërshtarët politikë dhe nuk do pritet aspak mirë nga shqiptarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu