Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Facebook” për vedimin e Partisë Demokratike për të mos e votuar projektligjin e vetting-ut në Komisionin e Reformës në Drejtësi.
Sipas Ramës, PD ka refuzuar sot projektligjin që mbështetet nga SHBA dhe BE, ndërsa drafti ka kaluar vetëm me votat e shumicës. Ai i kujton opozitës se reforma në drejtësi nuk mund të ndalet.
“PD refuzoi sot projektligjin e Vetingut që mbështetet nga SHBA/BE! Drafti kaloi në komision me votën e shumicës. Reforma në drejtësi nuk ndalet”, shkruan Rama.