Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

VIDEO/ Rama në familjen tropojane, ngrihet dhe merr tabakanë e iu mbush gotat e rakive: Një për zonjën dhe një për vete, ti mbaj Ben Ahmetajn

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot inspektimet në zonën e Durrësit, aty ku vazhdon procesi i Rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti.

Në fillim ai vizitoi shkollën e rindërtuar “Bedrie Bebeziqi”, teksa tha se qyteti i Durrësit do të marrë hov në viitet e ardhshme. Më tutje kreu i qeverisë bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj vizitoi familjen tropojane në Durrës, të cilët u bënë me shtëpi të re, pasi banesa që jetonin iu dëmtua nga tërmeti, ndërsa vite më parë në 1997 shtëpia që kishin në Tropojë iu dogj.

Pasi u rehatuan dhe po diskutonin, në një moment ishte kryeministri Rama që u ngrit dhe mori tabakanë me gotat e rakisë. E zonja e shtëpisë temtoi ta ulte dhe të shërbente ajo, por Rama këmbënguli, teksa “bëri fajtor” të zotin e shtëpisë pasi sipas Ramës ai duhet të ngrihej dhe të shërbente.

Kreu i PS në fillim mbushi gotën e zonjave të pranishme aty dhe gotën e vetë, më pas i tha me humor të zotit të shtëpisë që gotën e tij dhe të Ben Ahmetajt ta mbushte vetë.   

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img