Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Rama në Egjipt kujton miqësinë e hershme mes dy vendeve: Do vendosim linjën e dejtpërdrejtë Kajro – Tiranë, bashkëpunojmë edhe në tregti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ryeministrin e Republikës arabe të Egjiptit, Mostafa Madbouly, teksa në fjalën e tij ka sjellë në kujtesë miqësinë e hershme mes dy vendeve.

Rama u shpreh se ka marrë premtimin që të vendoset linja e drejtpërdrejtë Kajro – Tiranë, teksa tha se pret që të dy vendet të bashkëpunojnë edhe në fushën e tregtisë.

“Më lini të shpreh në këtë rast mirënjohjen time për mirëseardhjen e ngrohtë, për mikpritjen që në fakt pëkufizohet me ndjenjën e fortë të miqësisë, si dhe për takimin me Presidentin, të cilit dua t’i shpreh falenderimet nga zemra. Më lejoni të them me këtë rast se përpara se Egjipti të bëhej shtet i konsoliduar siç është sot me një ndikim të gjerë në rajon, falë edhe mençurisë dhe vizionit të Preisdenmtti dhe qeverisë, nuk duhet harruar që për shuëm dekada, ai u shfaq si ëndrra amerikane e orientit, me mundësitë që ofronte kultivimi i pambukut. Prejardhja e këtij njeriu që i hapi dyert këtij vendi, lindur në një familje shqiptare, ndjekës i Islamit të mirëfilltë që e sheh imobilistin si diçka që profeti e shikonte si një detyrim i myslimanëve.

Është një nder të gjendem këtu dhe të flas për këtë rrënjë të miqësisë sonë të gjatë. Nuk dua të flas për të shkuarën apo gjithë shtigjet që Muhamed Ali hapi, por do të thoja pak fjalë për pjesën tjetër, që për shkak të figurës së tij, ndonjëhjerë ka mbetur paksa në hije. Rrethuar nga shqiptarë, Muhamed Ali nuk u kufizua te këta shqiptarë, por i kushtoi një rrugë të tërë në Egjipt punonjësve dhe sipërmarrësve shqiptarë. Egjipti mirëpriti shumë shqiptarë, emigrantë nga Shkodra, pa harruar Korcën. E bëri me të njëjtën mendjehaptësi që priti italianët, francezët apo hebrejtë. Më duhet të sjell ndërmend se shqiptarët, studentë të Al Azharit, ishin zejtarë, tregtarë apo doktorë.

Më lini të kujtoj shembullin interesant të një shqiptari që ishte personalitet i shquar i pavarësisë, doktor Mihal Turtulli, mjeku personal i familjes Hedival. Në vitin 1899, Abaz Hilmi i dyti, pasardhës i Muhamed Ali, ndihmoi Murat Toptanin të përballej me syrgjynin e tij. Ai mbarti traditën që u nis nga stërgjyshi i tij. Historia vlen, ndaj jam krenar të them se shqiptarët dhanë kontributin e tyre për këtë vend.

Janë shumë shkrime, edhe poema, që sjellin si dëshmi nga e shkuara, kaluara nga brezi në brez, që sjellin miqësinë mes këtyre vendeve. Duke ardhur në ditët e sotme, na takon ne të përpiqemi të ndërtojmë më mirë, të forcojmë marrëdhëniet tona. Dua t’ju falenderoj për disponibilitetin tuaj për të ecur përpara, duke bërë bashkë një Komision të përbashkët. Siç thatë, shifrat e tregtisë janë modeste, por potenciali është shumë i madh. Marr premtimin për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë Kajro-Tiranë. Kjo do të ndihmojë shumë shqiptarë që të vijnë dhe të bëjnë pushimet këtu.

Ne jemi shumë më të vegjël, por jemi krenarë për kulturën tonë. Edhe ju keni kaqshumë gjëra për t’ju treguar njerëzve tanë. KLe të punojmë së bashku”, tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img