Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama në Durrës: Në 25 prill nuk ka më shans që populli të hajë sapunin për djath dhe të kthehet mbrapa, 69 është numri i djallit

Shkruar nga Newsbomb
Rama në Durrës: Në 25 prill nuk ka më shans që populli

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Durrësit.

Në fjalën e tij ai sulmoi kryedemokratin Lulzim Basha, të cilin e cilësoi si një dhendërr që e kanë Çuar që t’u flaës njerëzve me fjalë të ëmbla, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk do ta hanë më sapunin për djath.

Ai ironizoi edhe me numrat e LSI dhe PD në fletën e votës, pais u shpreh se 69 ëhstë numri i djallit.


“Ditën e diel, patronazhistët tanë, armata jonë e zemrave, mendjeve dhe fjalëve që i thuhen njerëzve nga njerëzit, jo me klithma, me britma e ulërima. Jo me sfurqe, jo me armë me leje apo pa leje, por me zemër, me mendje. 25 prilli është përplasja e fundit mes atyre që në historinë tonë kanë përfaqësuar një mallkim që “Shqipëria s’bëhet”. Këta janë vetëm ai mallkimi, që njëherë merr pamjen e zërin e Haxhi Qamilit, më pas të Rrapush Xhaferrit, Sudes, Vehbiut, Saliut dhe në fund merr pamjen e Lulit. Se thonë që të na nxjerrin përpara një dhendër, që t’u thotë njerëzve fjalët me sheqer.

Burrat jo vetëm që e kujtojnë Rrapushin, por kujtojnë edhe të sharat që kanë marrë pasi çuan lekët te Rrapushi. Në historinë tonë ka patur njerëz që kanë bërë shumë për ta bërë shkurt. Luli sheh një goc edhe një çun dhe u thotë “martohuni”. Qeveria do ju japë shtëpi, pastaj edhe për kalamajtë do merrni lekë. Në 25 prill nuk ka më shans që ky popull të hajë sapunin për djath dhe të kthehet prapë mbrapa.

Nuk është rastësi që Likja është 6 dhe Saliu është 9. Mona nuk është problem, se nuk kanë për ta vërshëllyer shumë. Problemi është te 9, se thonë hajde ta provojmë këtë se çun i ri. Çfarë të provosh, ajo është e qartë. 69 është numri i djallit. Kush do ta çojë Shqipërinë në djall, votoji prapë ata.

Nuk kam ardhur këtu për vota, se aty te lista jam i teti. Numri im është 12. Kam ardhur këtu se kam dashur t’jua them që unë dua së bashku me ju, me të gjihë durrsaktë që janë mbajtur për njerëz të zgjuar”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll