Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama “në duel” me Florian Markun, kryeministri vesh dorezat e boksit

Shkruar nga Newsbomb
Rama “në duel” me Florian Markun, kryeministri vesh dorezat e
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrë boksierin shqiptar Florian Marku. Rama ka postuar disa foto me “superstarin e ringut” siç e quan ndryshe ai. Por fotoja që ka  marrë gjithë vëmendjen është ajo, ku kryeministri shfaqet me doreza boksi përballë "duelit" me boksierin e njohur. Marku do të përballet të enjten me sfidën, që synon gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore ËBC. “I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që të enjten synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC”, shkruan Rama në fotot e shpërndara në Facebook.

Disa nga batutat dhe biseda e Ramës me Markun:

Edi Rama: Gjigand, po ku je o gjigand... Florian Marku: Përshëndetje, si jeni... Edi Rama: O i madh... Florian Marku: Si te kam... Edi Rama: Ku je, më ke sjellë ndonjë palë doreza boksi apo jo? Florian Marku: Të kam sjellë një dorezë të firmosur, të vogël, është e vogël ajo, s’është për ty...dhe dy ftesa dhe të pres...tani... Edi Rama: Eeee, po kjo është simbolike... Florian Marku: Po simbolike, është diçka simbolike...këtu janë dhe ftesat... Edi Rama: Thashë se më solle një palë doreza kështu... po... Florian Marku: Për boks... Edi Rama: ...se na duhen këto kohë...shumë falemnderit. Shoqëruesi: Ky është brezi Ëorld Champion. Meqë ju jeni kampion i Shqipërisë (tregon fotografinë e Ramës tek brezi) ju kemi vendosur me gjithë liderët e botës në pjesën e boksit. Edi Rama: Falemnderit shumë, fantastike. Të enjten e kemi? Florian Marku: Të enjten, më 25 gusht. Edi Rama: Në 25 gusht te Air Albania. Ore shiko, të enjten në 25 gusht se edhe unë nuk jam dot këtu se nuk jam fizikisht, por duhet shkuar me mbështet Florianin. Eshtë ËBC me një nga Meksika. Florian Marku me meksikanin, tani o me meksikanin, o me Florjanin, nuk ka rrugë të mesme...Gjigand. Florian Marku: Falemnderit. Edi Rama: Do jetë spektakël eeee Florian Marku: Po po, spektakël. Edi Rama: po janë 10 ndeshje të parat...dhe e jep Sky Sport anglez. Të gjitha bashkë, e shpërndajnë në gjithë botën. të vrapojmë të marrim bileta për miqtë se kemi miq që duan me bë boks. Florian Marku: Patjetër. Edi Rama: Boks s’bëjnë dot por të paktën të shohin...

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll