Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në darkën e Iftarit në Sarajevë me ftesë të homologut të Bosnje e Hercegovinës.
Kryeministri i Maqedonise së Veriut, Zoran Zaev, ka postuar foton e shkrepur së bashku me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës Denis Zvizdic dhe kryeministrin Rama.
“Me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç, mora pjesë në darkën e Iftarit në Sarajevë së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, shkruan Zaev bashkëngjitur fotos.
Me tej, thekson se: Ditët e agjërimit të Ramazanit janë një kujtesë se dashuria, respekti, solidariteti, mirësia dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj.