Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
3.6kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Rama në Bullgari: Serbia duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë, nuk ndërhyjmë në konfliktin Bullgari – Maqedoni e Veriut

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bullgari është pyetur për njohjen e Kosovës nga Serbia, ku është shprehur se kjo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë.

“Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë. Çdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë që është gjëja e duhur për t’u bërë. Njohja e ndërsjelltë do të vijë më herët sesa vonë”, tha Rama.

Përsa i përket konfliktit Bullgari – Maqedoni e Veriut, Rama tha se Shqipëria nuk do të ndërhyjë, pasi të dy shtetet duhet ta zgjidhin me njëra tjetrën.

“Qëndrimi ynë si Shqipëri, është qëndrim për të cilin askush nuk duhet të na ketë zili. Gjendemi mes dy miqve, por gjërat janë këto që kanë, dhe procesi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që duhet respektuar ashtu siç është. Jemi duke shpreuar dhe mbështetur faktin që të dyja të flasin dhe ta zgjidhin midis tyre. Nëse është nevoja, jemi gati të ndihmojmë, porndihma jonë është të vazhdojm ëtë themi “ju lutem flisni”. Këto çështje mund të bëhen gjithmonë e më të ndërlikuara. BE po bën përpjekje të jashtëzakonshme, porn ë fund u takon bullgarëve dhe maqedonasve që të dalin së bashku nga kjo situatë. S’kam asnjë qëndrim për të mbajtur sepse thjesht do ta ndërlikoja më shumë”, u shpreh kryeministri shqiptar.


Më shumë