Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Rama në Bullgari pritet nga homologu Stefan Yanev, kryeministri bullgar: Nuk do të jemi pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas vizitës në Hungari, ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Bullgarisë, ku është pritur nga homologu i tij, Stefan Yanev.

Kryeministri bullgar tha se Bullgaria nuk do të jetë pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE, por shtoi se problemet që Bullgaria ka me Maqedoninë e Veriut duhet të zgjidhen vetëm nga këto dy shtete, pa asnjuë ndërhyrje tjetër.

“Ne diskutuam marrëdhëniet dypalëshe medis vendeve, të cilat janë shumë të mira dhe mund të shërbejnë si shembull. Gjatë bisedimeve pelnare, vumë re që nuk kemi çështje të hapura që të nevojitet diksutim serioz. Marrëdhëniet tona janë në kontekstin më të mirë në interest ë të dy vendeve. Me kryeministrin Rama tërhoqëm vëmendjen mbi pakicën bullgare në Shqipëri. Bashkatdhetarët tanë në Shqiëpri janë të integruar shumë mirë.

Pozita e Bullgarisë përsa i ëprket Maqedonisë së Veriut, është pengesë edhe pë rShqipërinë, por shpresojmë që pozita bullgare të njihet mirë edhe në Shqiëpri dhe të mos mendohet se Bullgaria po pengon. Pozita jonë është drejtuar te demonstrimi i deklaratave tona që rrugën europiane për Maqedoninë dhe Shqipërinë ne e mbështesim.

Nuk është ide e mirë ndërhyrja nga jashtë, pasi diskutimi është mes dy vendeve. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët. Synimi jonë është që problemet e dyanshmetë mos jenë problem për familjen europiane”, tha Yanev.

Më shumë

spot_img
spot_img