Kryeministri Edi Rama, nga Brukseli ka thënë se ka ardhur momenti që veni ynë të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Gjatë një konference të përbashkët për mediat me homologun e Malit të Zi, Milojko Spajic dhe Presidentit të Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke, Rama u shpreh se Bashkimi Europian po kupton më në fund rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka.
Kreu i qeverisë ndër të tjera tha se është e trishtë fakti që duhej lufta në Ukrainë dhe agresioni i presidentit Vladimir Putin, për të kujtuar Bashkimin Europian se sa i rëndëishsëm është Ballkani Perëndimor.
“Duke thënë të gjitha këto dëshiroj ta përmbyll duhet thënë se së fundmi po shohim që BE është shumë më i vetëdijshëm në vepra jo vetëm më fjalë për rëndësinë strategjike që ka BP për BE. Dhe është e trishtë që duhej Vladimir Putini që duhej të ndodhte kjo.
Ne tani duhet ta ruajmë këtë rritëm duke ecur para me hapa të guximshme dhe mos presim për një goditje tjetër apo katastrofë që të kujtojë njerëzit në Bruksel se sa i rëndësishëm është BP për BE.
BE është shumë i rëndësishëm për ne por të gjithë nga BE duhet ta kuptojmë dhe të sigurohen që ky ndërgjegjësim të bëhet edhe praktik se po kaq rëndësi ka BP për BE po aq ka BE për BP”, tha Rama.
Pjesë nga fjala e kryeministrit në Bruksel:
Të bjemë dakord lidhur me qasjen e ndryshme për ti bërë gjërat së bashku duke na lejuar ne vendet kandidate që të jemi pjesë e hapësirave të dialogut ndërveprimit dhe bashkëpunimit që kjo organizatë e jashtëzakonshme ofron për të gjithë antëtarët. Duke parë vendet tona në këtë komitet si anëtare në kuptimin e plotë pa të drejtën e votës është kjo që duhet të ndodhë në atë ardhmen e afërt për BP dhe BE që duhet të gjejnë rrugën për tu siguruar që rrugëtimi drejt anëtarësimit tonë të jetë një rrugëtim bashkëpunimi shumë i ngushtë por po ashtu një rrugëtim ndërveprimi mjaft organik që duhet të ofrohet nga BE dhe institucionet e tij.
Unë besoj fort se është koha që BE të kuptojë se vendet kandidate të BP por jo vetëm, nuk janë vetëm mjaftueshëm të pjekura por janë po kështu në një situatë ku meritojnë të përqafohen dhe të sillen më pranë pa qënë domosdoshmëri anëtarë me të drejta të plota, siç në fakt është objekti fundor i gjithë këtij procesi.
Ajo që po ndodh sot është një shembull ekzemplar i saj që duhet të ndodhë në nivele të tjera me struktura të tjera të BE. Besoj fort se ajo çka po ndodh këtu duhet të ndodhë në parlamentin e BE në këshillin dhe komisionin evropian. Kjo është e vetmja rrugë për të qartësuar të gjithë shpirtrat dhe për të injektua një energji mjaft konkrete një energji mjaft të prekshme, të dobishme në të gjitha vendet kandidate dhe qytetarët e tyre lidhur me të ardhmen mjafton që
Në të kundërtën do të rrezikojmë ti hyjmë një rruge që s’mbaron kurrë të qëllimeve të mira të një morie premtimesh, por pa asnjë rezultat konkret. Mendoj që ndërkohë plani i ri i rritjes është po ashtu një shembull shumë i rëndësishëm i një shkalle ndërgjegjësimi mënyre ndryshe e të parit BP dhe vendeve të tjera kandidate dhe të prit vetë të ardhmes së BE.
Duke thënë të gjitha këto dëshiroj ta përmbyll duhet thënë se së fundmi po shohim që BE është shumë më i vetëdijshëm në vepra jo vetëm më fjalë për rëndësinë strategjike që ka BP për BE. Dhe është e trishtë që duhej Vladimir Putini që duhej të ndodhte kjo.
Ne tani duhet ta ruajmë këtë rritëm duke ecur para me hapa të guximshme dhe mos presim për një goditje tjetër apo katastrofë që të kujtojë njerëzit në Bruksel se sa i rëndësishëm është BP për BE.
BE është shumë i rëndësishëm për ne por të gjithë nga BE duhet ta kuptojmë dhe të sigurohen që ky ndërgjegjësim të bëhet edhe praktik se po kaq rëndësi ka BP për BE po aq ka BE për BP.