Hapësire reklamuese

Politikë

Rama në Berat për ligjin e Bashkëqeverisjes: Qytetarët të denoncojnë padrejtësitë në zyra, kalon direkt tek ministri

Shkruar nga Newsbomb
Rama në Berat për ligjin e Bashkëqeverisjes: Qytetarët

Kreu i qeverisë Edi Rama sot ishte në Berat për prezantimin e ligjit të Bashkëqeverisjes.

Ai në fjalën e tij u shpreh se qytetarët mund të denoncojnë dhe se ankesat e bëra tani shkojnë tek ministri dhe do marrin drejtim shumë shpejt.

“Ne i dimë problemet e pushtetit gjyqësor ndaj kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, por ajo nuk është një projekt një rrugë që ka afat, por është një proces i gjatë.

Por dhënia e përgjigjes dhe zgjidhja e qytetarëve është detyrim, sa i përket bashkive sanksionet do të bëjnë që të jenë shumë më pranë njerëzve dhe fakti që një institucion i caktuar shtetëror nuk i është përgjigjur qytetarët. Kjo është një luftë individuale me mendësinë, pasi shumë shpesh ne preferojmë që të paguajmë dhe jo të ankohemi.

Këtë e kuptoj pasi kur platforma nuk ishte shumë në funksion dhe kur ankohej nuk merrej parasysh, por që e rëndësishme tashmë është që të gjithë ta kuptojnë këtë dhe ta vënë në provë të gjithë. Është kollaj të flasësh për korrupsionin por kur vjen puna që të ankohesh për një ryshfet ti vijon të paguash duke u bërë pjesë e korrupsionit, por me sistemin e ngritur ti në kohë reale e vë në alarm qeverinë. Të gjithë ankesat që kanë të bëjnë me pushtetin ekzekutiv, shkojnë direkt te ministri përkatës dhe ai duhet që të reagojë direkt. Tashmë ai që të vonon apo të merr lek të vuajë pasojat dhe jo ti, kjo është dhe logjika e ligjit të ri”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll