Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Rama në bastionin e PD: Këtu më parë të fusnin dy gishtat në sy, e nuk gjeje rrugën për në shtëpi. Shqiptarët do u japin mësim këtyre ‘onxho-bonxhove’

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar sot një takim në Kavajë me prezencën e kryetarit të Bashkisë së qytetit dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është njëkohësisht edhe drejtuesi politik i PS në këtë zonë.

Kreu i Qeverisë ka thënë se në këtë bastion demokrat më parë të fusnin gishtat në sy për PD-në, kishte njerëz pa punë që rrinin rrugëve dhe luanin bingo 24 orë në ditë e këtë e quanin demokraci.

Sipas tij më herët Kavaja ishte një qytet i humbur, me plehra nga të katërta anët dhe me rrugë qorre ku humbisje, ndërsa tani është një qytet që mund të krahasohet me një qytet mesdhetar. Rama sulmoi opozitën dhe i kërkoi kavajsëve që të votojnë për ndryshimin e jo për të bërë hapa pas.

Edi Rama: Kisha kohë që nuk kisha ardhur në Kavajë, dhe sot që erdha pashë një pallat në mes të lulishtes. Ata lënë pas vetëm gjurmë që janë vështirë për t’u fshirë. Në këto 8 vite ata nuk kanë bërë asnjë reflektim, asnjë ndryshim. Sapo kanë mundësi, bëjnë atë që kanë bërë në zemër të qytetit, kanë mbjell një mal me ballkon që njerëzit të varin rrobat në mes të qytetit. Jam i bindur që në 25 prill shqiptarët do vendosin të ecin përpara dhe jo mbrapa. Këto ditë të mos harrohet të thuhet pse ata s’e meritojnë një shanc tjetër. Njerëzit që presin më shumë kanë të drejtë të kërkojnë më shumë dhe ne do përpiqei. Jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Duke punuar çdo ditë e më shumë. Në këtë ndeshje ne kemi një skuadër që është pasqyra e një reflektimi për të shkuar te njerëzit me ofertë të reja, jo me ato që i kemi ofruar vite më parë. Ata janë komunistët që hiqen si komunistë dhe udhëhiqen nga dr Sali Berisha. Ajo nuk është e djathta tradicionale dhe as europiane, është e djathta “kap ç’a të kapësh”. Kavaja ne nuk na e kishte dhënë mundësinë më përpara, por ja tani na e dha mundësinë. Nuk na e kishte dhënë sepse të gjithë të fusnin dy gishtat në sy dhe t’i nuk kishe mundësi të gjeje rrugën në shtëpi. Kur futeshe ketu dukej sikur futeshe në një shteg në një zonë kiameti në Palestinë. Erdha këtu një ditë kur ishte koha e gishtave në sy dhe ishte kiamet. Njerëz grumbull që ishin pa punë, bingot kudo dhe kjo ishte “liri demokraci”. Ajo që më bëri përshtypje ishte qyteti i mbushur me plehra në të katërta anët. Sot është një qytet mesdhetar.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img