Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

RAMA në Asamblenë e PS: Gjërat nuk janë në rregull, njerëzit nuk hanë shifra! Jemi të KËRCËNUAR

Shkruar nga Newsbomb

“Nga opinioni publik, duke dëgjuar ministrat që folën këtu, u krijua perceptimi se sipas nesh të gjitha gjërat janë në rregull, ajo që dua të themë është se, jo, të gjitha gjërat nuk janë në rregull”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS, pasi mori fjalën fill pas ministrave të cilët raportuan një nga një në vija të përgjithshme punën e tyre në këto 6 muaj. Rama tha se kjo qeveri është seriozisht e kërcënuar nga rreziku që perceptohet si e tillë nga njerëzit ndërsa shtoi se OPOZITA është një opozitë e rrezikshme, nisur nga fakti që sipas tij po tregon forcën fizike në Kuvend dhe jo atë të intelektit.

“Ne, sikundër u nënvizua nga ministrat që bënë një përmbledhje sintetike të punëve të tyre në 6 muaj, kemi bërë shumë dhe jemi përgjigjur me punët e bëra, objektivave që kemi vendosur por nga ana tjetër ne nuk jetojmë në jë guackë të shkëputur nga realiteti dhe jemi të kërcënuar seriozisht nga rreziku që perceptohem si të tillë nga njerëzit. Njerëzit nuk hanë shifrat, në tavolinën e bukës nuk janë analizat, nuk i veshin fëmijët me suksese dhe në fund të muajit nuk llogarisin rezultatet tona por shikojnë ekonominë e tyre familjare. Kjo do të thotë që ne duhet të jemi më pranë me njerëzit, nuk është e thjeshtë por është e domosodoshme. Jetojmë sot në një situatë të ndërlikuar në shumë aspkete dhe kemi detyrën të qeverisim pa opozitë.

S’kemi opozitë, kemi një GËRDI individësh e grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën të lehtë punën tonë por e bëmn të vështirë se nuk të sfidon në intelekt por fizikisht, kjo është një hata e madhe për nevojën që ka cdo qeveri për të qenë e sfiduar në intelekt, është një hata e madhe, gjendemi në kushtet kur duhet të përfshihemi në një sport që s’ka lidhje me politikën (mundjet në Kuvend).

Një opozitë që ka vizion të vetin, shpifjen, sharjen, ëhstë një opozitë e rrezikshme për ne, jo për rezultatet e zgjedhjeve por fuqinë tonë për t’u motivuar.

Sfida kryesore që kemi ne është të jemi në lartësinë e duhur, fuqisë për të bërë maksimumin tonë të mundshëm”, tha Rama në Asamblenë e PS.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese