Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në qytetin antik të Amantias në Vlorë, ka thumbuar kundërshtarët e tij politikë si dhe ka kërkuar votën e vlonjatëve duke thënë se edhe Ismail Qemali do e bënte këtë gjë.
“Po të pyesnit Ismail Qemalin, kujt t’ja jepnit votën, kë do thoshte. Mendoni se do thoshte që jepjani Bari Falliut. Fahri Balliu është si ajo kënga po the Fahri Balliu i ke thënë të gjitha”, tha Rama.
Kryeministri Rama ironizoi edhe dy kandidatët për deputetë të partisë Demokrartike, Vangjel Dule dhe Dashamir Tahiri, duke thënë se nuk do marrin kokërr vote.
Sondazh
Poll