Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka ndarë me qytetarët një video humoristike, që ka në thelb kryesuesen e listës së Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali.
Në videon e publikuar nga kryeministri shfaqet aktorja e njohur e humorit Zyliha Miloti dhe Besnik Çinari.
Në pjesën e shkurtër të humorit ata shihen të shtrirë në një krevat, ku në murin pranë Milotit është flamuri i PS, ndërsa tek Çinari ai i PD, teksa thonë se duan dhe një vajzë tjetër dhe që emrin do e ketë Edona, duke iu referuar kandidates Edona Bilali.
“Mirëmëngjes. E dona shumë e dona. Ditë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.
Biseda nga video:
Miloti: Ça asht more? Kush asht tesh natën mor?
Çinari: Urdhna. Oh Zot!
Miloti: Kush asht?
Cinari: Sondazh thet.
Milot: Ça?
Cinari: Sontazh në tre mas mesnatës!
Miloti: Pritezot!
Cinari: Shko mor djal po unë nuk i kallzoj grus teme se për kë votoj.
Miloti: Dojnë me na ba me shamat!
Cinari: Pritezot
Miloti: Pak se bajmë tan ditën e bijmë fel me njëri-tjetrin. Nejse ma, ditën bijmë na po… në mramje mandej pajtohena.
Cinari: Mos mu pa pajtnu na si kishim ba 7 fëmij maj.
Miloti: Po pra
Cinari: 7 djem. Kanë thanë gjithmonë: Baba pa vajzë si nata pa hanë.
Miloti: Jo kanë thanë për nanën, jo për ju burrat
Cinari: E bëjm i vajzë.
Miloti: E dona.
Cinari: E dona nji vajzë
Miloti: Nji vajzë e dona
Cinari: Po sip o ja vejmë emrin maj?
Miloti: Emrin? Edona pra, Një vajzë e dona. Edona