Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë Voskopojën, duke zhvilluar disa takime me banorët atje.
Ai ka publikuar disa pamje të bukura nga një bujtinë, për të cilën thotë se sjell të ardhura shumë të mira sesa të punosh në emigracion. Rama thotë se numri i turistëve që vizitojnë Voksopojën rritet çdo vit.
Në një postim të bërë pak më herët gjatë ditës së sotme, Rama thotë se këto pamje të bukura nuk vijnë nga Zvicra apo Austria, por nga Voskopoja e Voskopoja e Rilindur si shembëlltyrë e një transformimi mbresëlënës.
Postimi i Ramës:
Sapo postova foton e mëparshme nga Voskopoja, nën efektin energjizues të transformimit mbresëlënës që vazhdon papushim në këtë zonë qyshse nisëm programin e Rilindjes Urbane, më zunë sytë mes të tjerash disa komente tipike prej një kategorie njerëzish që kam vënë re se mërziten shumë nga çdo gjë e bukur, çdo punë e mirë, çdo ndryshim pozitiv në këtë vend.
“Po kush do t’i mirëmbajë se kanë ikur të gjithë?”, thoshte një, a thua se ata që e kanë kthyer Voskopojën në një spektakël investimesh në shtëpitë e vjetra janë alienë, fantazma apo të marrë që i hedhin lekët në tym! Jo vetëm që s’kanë ikur të gjithë, po këtu gjen plot të kthyer apo edhe të ardhur nga Tirana, për të investuar kursimet e tyre në bujtina, të cilat sjellin të ardhura shumë më të mira se sa një punë e zakonshme në emigracion.
Mjafton të shikosh se si po rritet numri i turistëve çdo vit në Shqipëri, po edhe në Voskopojë, për ta kuptuar pse këta njerëz po investojnë tek e ardhmja, po edhe për të parë se si programi i Rilindjes Urbane nuk ishte “dava fasadash”, po një program i mirëfilltë nxitjeje ekonomike, për komunitete e familje që lëngonin në gropat e harresës totale.
&