Mes elokuencës, populizmit e tregimit të historive, Edi Rama shpërndau dje disa leje të legalizimit në Kavajë. Siç bëhet e qartë dhe nga dialogu i mëposhtëm, Edi Rama pranoi për herë të parë se për të ndërtuar shtëpinë e madhe që e quajnë “Shqipëri” do ta ketë shumë më të vështirë sesa të gjithë ata që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre pa leje. Foli për çmimin e naftës dhe tha se taksat nuk ulen; ashtu sikurse tha se legalizimi i duket më i lehtë se bërja e shëndetësisë. Por duke qëndruar te Aluizni, u kujtoi publikisht të pranishmëve se po i jepte lejen kryetarit të komunës Helmes, që është i PD dhe që nuk ia kishte dhënë qeveria e vet, ashtu sikurse edhe një Pishtari të Demokracisë. Me aktivitetin, që e përdori edhe për fushatë, Rama rikonfirmoi Elvis Rroshin si kandidat për kryetar bashkie në Kavajë.
Dialogu i Ramës me ata që merrnin lejen, zbardh disa nga qëndrimet e kryeministrit, për çështjet më të debatuara në vend.
Një qytetar: Ndjej kënaqësi që legalizimin e marrë nga dora juaj. Dhe si ish-mësuese ndjehem mirë.
Rama: Të falenderoj shumë më kanë thënë që je demokrate e flaktë…
Qytetarja: Në qeverinë tuaj djali im filloi punë se kishte katër – pesë vjet pa punë…
Rama: Ti mos kthe, ti vazhdo…mua më vjen keq që s’ ta jepte kryeministri jot. I takonte dikujt tjetër që ta jepte por nuk ta dha.
Ismail Kastrati: Kam aplikuar në 2005, të rrojë Edi Rama, të rrojë PS. Dua të falenderoj drejtorin Florjan Murati dhe gjithë stafin që ka bërë një punë të shkëlqyer. Elvis Rroshi i vetmi kavajas që ka bërë për Kavajën. Duam mandatin e dytë për kryetarin tonë.
Rama: Falenderoj që përmende faktin se ALUIZNI ka ardhur derë më derë. Se deri dje e gjurmoshit Aluiznin dhe se kapnit dot, tani vjen ai dhe ju kap juve.
Idrioz Kokoneshi: E kam bërë aplikimin në 2005. Me thënë të drejtën sot mora një shtëpi se deri dje isha pa shtëpi. Ua di për nder. Bashkë me kryetarin e bashkisë, që ka bërë një punë bindëse.
E.Rama: Ti me dukesh nga larg si gjys i kthym. Rroshi të bindi që të bësh punën e duhur. Sa herë e ke paguar nga 2005 deri 2015? Këtë herë e dimë që e ke falas. Thuj atyre të tuve që është falas. Mos dilni në televizor që nuk është falas.
Idrit Hyka: E kam bërë aplikimin në 2005. Sot po e marr prej teje. Deri më sot isha pa shtëpi. Falemnderit shumë.
Edi Rama: Të fala çunit, e di që e ke ne emigracion dhe i thuj të rrijë rehat. Socialistët të ftilluar kanë qenë. Ata donin lejen e shtëpisë. Idrizi me shokët e vet dhe rrinin në rrugë dhe votonin për ata që i mbanin nëpër rrugë. Ne i duam demokratët të rrinë në ship dhe nuk i duam në rrugë. Po rëndësi ka që ky është proces që respekton të drejtën eçdo qytetari. Çdokush është qytetar, dhe çdokush merr sot atë që e ka ëndërruar prej shumë vitesh.
Agim Çaça: Unë po bëj ca kohë që e kam bërë aplikimin. Unë jam Pishtar i Demokracisë. Jam flakë nga emocionet. Një copë katunar që të jetë para kryeministrit dhe të mos jetë i emocionuiar… falenderoj zyrën e Aluiznit, ka shkuar lagje më lagje. Falenderim i shkon Ramës dhe qeverisë së vet. Zoti të ndihmofte në punët e tua të vështira.
E.Rama: S’ më kishte shkuar në mendje që do i jepja legalizimin një Pishtari. Ke 20 vjet që ndriçon dhe s’ka dashur njeri ta dijë për ty.
Sali Daiu: Faleminderit shumë që ne bëhemi pronarë. Me thënë të vërtetën i ka ik koha të majtë e djathtë, populli do punë e qetësi. Falemnderit zoti kryeministrit.
Rama: Hajde Sali. Hajde Sali hajde. Sali, koha nuk i ikën asnjëherë asaj pune kështu që…. Mos thuj se ka të majtë. Ka të majtë këtu jemi ne. Kështu si ju kanë lënë rrugëve duket sikur s’ka. Por ne jemi të majtë. Po ne shohim përtej të majtës e të djathtës.
Sefer Gjuzi: Eshtë diçka e rrallë që një kryeministër të vijë të japë tapitë. Bravo të qoftë, hallall. Përshëndes kryetarin e bashkisë për punën që ka bërë dhe Dori Muratin që na u ka gjet. Rrofsh.
Rama: Ta gëzosh. Dokumenti për Eqerem Popa. Hajde Eqerem, hajde. Eeee….eeee ta kam dëgju zënin ka kohë…
Eqerem Popa: Falenderoj, Kryeministrin Rama, kryetarin e Bashkise Rroshi…
Rama: Kujdes mos falenderon ato që s’duhet. Kur e ke kërkuar lejen?
E. Popa: E kam kërkuar para tre vjetëve…
E.Rama: Ule dhe një cik…Po si s’të dhanë asgjë ata, more. Ah sa do kishte dashur ta jepte dikush tjetër. Të vjen nga nuk e pret…
Nazmije Lleshi: Përshëndetje të gjithëve. Falemnderoj kryeministrin, drejtorin e Kavajës, drejtorin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Kryetarin e Kavajës. E kam aplikuar në 2006 dhe sot u bë realitet.
E.Rama: në një takim tjetër nga Durrësi m’u kujtua një demokrat që mori legalizimin dhe te dosja e vet e aplikuimit kishte vendos shtëpinë e vet me flamurin e PD. Tha: kur e pashë që s’po bënin gjë thashë çfarë kishin. Ata mendonin: Sa nxorra flamurin, as më flisnin me gojë medemek se këtë e kemi tonin…
Nexhip…: Falenderoj Ramën ramën dhe qeverinë. E kam aplikuar që në 2005 lejen. Kam paguar detyrimet e qeverive. Ka një të vërtetë të hidhur më kanë kërkuar 600 mijë lekë unë s’kisha tani e marr falas. Edhe njëherë faleminderit.
Rama: E shpëtove dhe 600 mijë lekëshin…
Seit Mema: Nuk e diskutoj që është prej vërteti. Kam aplikuar në 2006 dhe e marre sot. Kam paguar jo më pak se 800 mijë lekë të vjetra dhe sot bindem që kam marrë pronën time. Këtë radhë s’kam paguar, as kafe, as ujë.
E.Rama: Po ujë do ia jepje se ka ardhur në shtëpi ai… (drejtori)
Seit Mema: Ju përshëndes ju dhe ekipin tuaj, dhe zotin Lame për këtë punë të shkëlqyer drejtorin e Aluiznit dhe nuk harroj pa përmendur floririn, kryetarin e bashkisë. Me një staf të shkëlqyer.
E.Rama: Unë këtë leje po ia kaloj kryetarit të bashkisë t’ia japi dhe dua t’ju them realisht që Artan Lame po bën një punë shumë të mirë, Drejtori i Kavajës një punë shumë të mirë. Por rasti i Kavajës është një rast që po bëhet për t’u marrë shembull dhe falë këmbënguljes së kryetarit tuaj të bashkisë dhe se sa e vërtetë është kjo pyesni Dorianin që ai (kryetari) e çon nëpër shtëpia çdo mëngjes. Madje ha dhe ndonjë të sharë.
E. Rama: E keni dëgjuar kur thonë shpërndau ato që kishim bërë ne gati. Ndërkohë që Aluizni ka filluar punë reale vetëm në prillin e vitit të kaluar. Pra në pak se një vit se nga tetori deri në prill 2014, Artan Lame me të tjerë janë marrë me gjetjen e dokumenteve, mbledhjen e dokumenteve që ishin në korridore, banjo, zyra, poshtë dollapit, të hedhura në mënyrë kriminale, ndërkohë që ju prisnit. Dhe 8 vjet dhanë 460 legalizime për Kavajën dhe nga këto 80 përqind biznes, hotele, restorante. Që do të thotë për qëllime fitimi, jo për hallexhij, jo për familje në nevojë, jo për familje që kanë hedhur kursimet e tyre. Në më pak se një vit ne po japim sot 500 leje, por jemi të gatshëm që ta çojmë procesin zinxhir shumë më shpejt dhe do ta disafishojmë numrin e legalizimeve. Janë në total 14.500 kërkesa dhe do ta trefishojmë këtë vit. Dhe të gjithë siç po e shihni ju do ta shohin vetë jo me sytë e politikës dhe të këngëtarëve, por do e shiohni që legalizimi që është falës. Por edhe Aluizni është që vjen te ju, që ju bën matjet dhe ju bëni hipotekën.
Edi Rama: Jam shumë i gëzuar se edhe kryetari i komunës Helmes, ka marrë legalizimin. S’ka ardhur këtu. E kishte lëën partia pa legalizim ne ia dhamë legalizimin dhe nga televizioni i them që ta gëzosh shtëpinë. Dhe kur të dalësh nesër të thuash që socialistët nuk mbajnë asnjë premtim, të jesh i sigurit që shtëpinë ta dhanë socialistët.
Julian Hoxha: Ju uroj mirëseardhjen në Kavajë. Pas kaq vitesh u bë realitet për të marrë një pronë. Unë quhem, quytetar evropian këtu në Kavajë.
Gani Koni: Falemnderit, të na rroni sa malet…
E.Rama: Jo sa malet, aman. E di si e ke llafin…
Gani Koni: Pardje shkova në shëndetësi, u vizitova, bëra analizat pa asnjë lekë. Të na rrosh sa malet.
Edi Rama: Unë jam i vetëdijshëm që me legalizimet rruga është plotësisht e hapur dhe procesi nuk është i vështirë, sepse mjafton përgjegjshmëria dhe vullneti që kjo të bëhet. Te shëndetësia është më e ngatërruar rruga. Janë pak më ndryshe hapat dhe duhet pak më shumë kohë për të parë rezultatet siç dëshirojmë, por do t’ia dalim dhe atje. Po një gjë… me dritat si je? I ke paguar? Se do dritë shpia, po drita paguhet. Në rregull pra. Kështu që do t’ia dalim patjetër. Por ju që jeni këtu dhe që keni ndërtuar një shtëpi e dini më mirë se çdokush tjetër që flet në kafene, apo që flet në tribunat e politikës dhe ha bukë me llafe e rrena, se çfarë do të thotë të ndërtosh. Sesa punë duhet nga shpia që e imagjionon te shpia që ndërton dhe të shtëpia ku jeton. Dhe nëse për të ndërtuar një shtëpi duhet njkë kohë ju e kuptoni se çdo të thjotë të rindërttoni një shtet të rrënuar dhe të bërë copë -copë. Dhe sigurisht që ju keni të drejtë që pas kaq vitesh të thoni se i doni tani gjërat. Por unë jam bindur se çdo shqiptar se e di çdo të thotë punë do të vlerësojë atë që është bërë dhe ky është vetëm fillimi dhe për këtë arsye jam i bindur se ky është mjedisi për të folur për këtë aspekt. Se ju keni ndërtuar nga e para dhe i keni parë gjërat me sy. Eshtë kollaj të flasësh dhe të kërkosh, por çdo gjë ka kohën e vet. Ndërtimi i shtetit shqiptar kërkon kohë mund dhe sakrifica sepse nuk mund t’i faturojmë më fëmijëve kostot e budallallëqeve të së sotmes, që janë mbledhur nga e djeshmja. As borxhet. Dhe nuk mund të blejmë të sotmen dhe të ardhmen e fëmijëve, të paguash dritat, taksat dhe gjithë detyrimet nuk është t’i japësh lekët kot, por eshtë ti investosh që fëmijet e tu të jetojnë më mirë. Sepse 80 përqind e sistemit të shpërndarjes së energjisë eshtë 40 vjeç. Ne 80% te territortit të vendit dhe shtyllave që vjen tensioni njëherë lart e poshtë, janë që në kohën e Hoxhës. Sepse në 20 e ca vite nuk mendoi njeri të investonte aty. Përkundrazi në janar 2007 OSHEE e filloi me zero borxh. Dhe në qershor 2013, preku 1 mld borxh, dhe nga janari deri në gusht 2013, u rrit 200 mln borxhi, e ku shkon gjtihë kjo. Shkon në kurriz të vetes e gjeneratës tjetër.
Se flasin këta për çmimin e naftës. Dhe thonë hiqni taksat. E para e punës, në Shqipëri brenda çmimit të naftës janë dhe dy taksa të tjera, të cilat vendet e tjera i kanë veç. Që do të thotë që nuk është e vërtetë që në vendet e tjera nxirret nga xhepi më pak. Taksën e qakullimit dhe të karbonit vendet e tjera e paguajnë veç. Ne e kemi te çmimi. Dhe ky është një vendim që e kanë marrë ata që bëjnë llafe dhe është vendim i drejtë. Nga pikëpamja e parave që harxhojnë njerëzit për mjetin, shuma është e njëjtë, ose më pak këtu te ne, sesa në vende të tjera.