Hapësire reklamuese

Politikë

Rama mesazh opozitës nga Lezha: Flitet për përplasje, madje të dhunshme. Një gjë duhet ta themi, ata...

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kandidatin e Partisë Socialiste për kryetar Bashkie në Lezhë, Pjerin Ndreu.

E ndërsa pjesën më të madhe të fjalimit të tij, Rama ia ka kushtuar opozitës së bashkuar, duke “shfajësuar” pjesëmarrjen e PS-së në zgjedhjet vendore pa “opozitën kryesore”.

Rama tha se nuk është qeveria ajo që e ka penguar opozitën të hyjë në zgjedhje, por është vendimi i tyre anti-demokratik që tenton ta çojë vendin pas dhe në përplasje të dhunshme.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Pjerini që nuk rri dot në një vend dhe s’ka nevojë për letër nuk më ka lënë as foltore këtu. Sot vazhdon maratona në një betejë që duket si betejë pa kundërshtarë por në fakt është një betejë si asnjëherë tjetër, mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes nesh që duam ta çojmë Shqipërinë para në çdo drejtim dhe mes atyre që duan ta kthejnë pas në dhunë dhe konflikt.

Ata kanë frikë nga zgjedhjet dhe bërtasin kundër zgjedhjeve. Thonë se do të na imponojnë një përplasje madje edhe të dhunshme. Por një gjë duhet ta themi çdo ditë, ata që vendosën të ikin nga zgjedhjet, nuk kanë në dorë asgjë tjetër, përveç ikjes së tyre në drejtim të paditur. Drejtimi i Shqipërisë dihet. Zgjedhjet pa opozitën kryesore janë anti demokratike vetëm atëherë kur opozita pengohet të hyjë në zgjedhje, por kur ajo vendos vetë të mos hyjë në zgjedhje, zgjedhjet nuk janë aspak jo-demokratike. Imagjinojeni pak çfarë rrumpallë do të bëhej ky vend nëse zgjedhjet do të bëheshin teka të partive politike dhe do të shtyheshin zgjedhjet se s’do një palë apo një tjetër.

Ata janë pak, ne jemi shumë. Ata janë dembelë, janë të paaftë, përveç se janë edhe dembelë. Ndërsa ne jemi të gabueshëm, por një gjë është e sigurtë, jemi punëtorë dhe bëjmë më të mirën. Ata janë frikacakë, e keni parë filmin Beni ecën vetë? Ata bërtasin për të trëmbur frikën e tyre dhe nuk trembin dot askënd. Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk i bëjnë dot asgjë. Ndërsa ne jemi guximtarë, kemi guxuar ta vendosim në programin tonë reformën në drejtësi dhe ja ku jemi këtu. Paniku i çon ata në rrugën e dhunës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu