Hapësire reklamuese

Politikë

Rama, mesazh nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB: Pra, u vendos!

Shkruar nga Newsbomb
Rama, mesazh nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB: Pra, u

Kryeministri Edi Rama një ditë para se presidenca shqiptare do të drejtojë një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, me praninë e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive ka dhënë një mesazh për qytetarët.

Nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB, Rama tha se do të jetë hera e parë, që prej fillimit të luftës, që Presidenti Zelensky është në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit.

Sipas tij, ky debat i hapur i nivelit të lartë duhet të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë, për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë.

“ Duke qenë se vijmë nga një rajon ku lufta ka shkaktuar vuajtje të pamasë, jemi mjaft të ndërgjegjshëm për vlerën e paqes dhe përpjekjet monumentale që duhen për arritjen e, mbi të gjitha, për ruajtjen e saj.

Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e Drejta Ndërkombëtare shtrojnë themelet e asaj çka quajmë siguri njerëzore.

Ato përbëjnë një shkëputje nga e kaluara, me praktikën tradicionale të mbizotërimit, imponimit apo atë të “fuqishmit që ka të drejtë”. Ato sigurojnë barazi mes shtetesh dhe mjete paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ja pse Shqipëria ka vendosur të vendosë theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos, të paqes e sigurisë, në diskutimin e këshillit dhe, më gjerë, mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.

Pra, u vendos!” tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese