Hapësire reklamuese

Politikë

Rama mesazh liderëve të Ballkanit: Duhet të harrojnë ngjyrat e flamujve dhe historinë

Shkruar nga Newsbomb
Rama mesazh liderëve të Ballkanit: Duhet të harrojnë ngjyrat

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferenën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE” nuk nguroi të theksonte nevojën që të harrohen ngjyrat e flamujve dhe historia.

Ai nuk e fshehu optimizmin dhe tha se gjatë darkës u kuptua se mund të aderohemi dhe t'i bashkohemi Malit të Zi. Kreu i qeverisë shqiptare vuri theksin te Plani i Ri i rritjes ekonomike dhe tha se  ky treg i përbashkët rajonal nuk mund të realizohet me sukses pa lënë mënjanë politikat përçarëse.

“Ndaj ne nisëm me Ballkanin e Hapur. Kjo ishte një lloj për politikë ditore, luftën e fuqisë, së forcës. Ajo që bëmë ne, e vendosëm agjendën, që është pjesë e kësaj rritje dhe një tregu të vetëm, se nuk varet prej nesh, por le të anëtarësohemi vetë ne. Të gjithë thonë; jo jo. Ish-kryeministri i Malit të Zi, një profesor i shquar tha se nuk mund të aderohemi tani. Unë thash; aderohemi tani dhe ne do të t’i bashkohemi Malit të Zi. Nuk besoj se Mali i Zi është vend anëtar. Mund të flas shumë për këtë. Është akt historik dhe diçka dramatike.

Më falni për entuziazmin tim, nuk jam i çmendur, por ka arsye që të jem optimist. Në darkën mbrëmë kuptuam se mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar, pa e ndërthur bisedën. Kur bëhet fjalë për ushqim, duhet të pranoni se nuk jeni më të mirët në rajon. E para; të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullisht.

Duhet ta harroni historinë, duhet të jeni dalltonistë. Ndaj duhet t’i shihni ngjyrat e flamujve. Harroni historinë dhe ngjyrat, pasi kemi vetme një ngjyrë, që është ngjyra e flamurit të BE-së. Shpresoj që çdo gjë do të shkojë siç duhet. Gjëja e fundit, ka mundësi për përmirësim sepse duhet të jemi më ambiciozë dhe të kërkojmë më shumë. Kur flasim për Shqipërinë, jemi të lumtur që nuk jemi aq patriotë dhe aq të lidhur me historinë dhe jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë. Të bëjmë presion për të gjithë që të përfundojmë këtë punë. Jam i sigurt se jemi të mirë të konfliktohemi, nuk duam të na mbajnë mend nga konfliktet, por që kemi bërë diçka për njerëzit tanë.

Ftojmë liderët të përfshihen në Samitin e BP, me presidentin Zelensky në fillim të shkurtit. Duhet të mësojmë nga Ukraina. Do jetë mirë të mësojmë si luftohet ndaj korrupsionit kur dikush ju bombardon nga mëngjesi në mbrëmje”, tha ai.

LEXO EDHE: Serbia drejt pranimit të Kosovës? Vuçiç publikon foto me Kurtin

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro. Pagesat është thënë se do të ekzekutohen vetëm pas përmbushjes së reformave të diskutuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese