Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Rama mesazh Bashës: Prano me dinjitet humbjen! Me apo pa BASHËN, i gatshëm të bashkëpunoj me PD (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama i kërkon kreut të PD-së, Lulzim Basha të njohë rezultatin e zgjedhjeve duke pranuar “me dinjitet” humbjen.

Rama vlerësoi rezultatin e PD-së në zgjedhjet parlamentare, por tha se tashmë i takon demokratëve të vendosin nëse do t’i drejtojë Basha edhe për katër vitet e ardhshme.

Megjithatë Rama tha se “me apo pa Bashën”, ai është i gatshëm të bashkëpunojë me PD-në, si të vetmen opozitë që ka PS.

MESAZHI I RAMËS:

Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: Pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bëre dot çfarë deshe por bëre gjithsa munde. Mospranimi i dinjitetshëm në kohën e duhur i kësaj humbjeje aspak turpëruese thjesht e zvogëlon në çdo orë që kalon përmasën e rezultatit që PD arriti të dielën përballë një makinerie fitoreje si PS. Miq demokratë, ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh. Ky është fakt, dhe faktet pranohen nuk luftohen. Nuk më takon mua dhe nuk është as përgjegjësia dhe e drejta jonë të vendosim si do ta lexoni rezultatin dhe qëndrimin që do të mbani me udhëheqjen tuaj.

E thënë më troç, nëse do të jetë apo jo Lulzim Basha në katër vitet e ardhshme kjo është e drejta ekskluzive jua. Por me apo pa Lulzim Bashën, ne e kemi shumë të qartë që opozita jonë e vetme është Partia Demokratike. Dhe fitorja jonë e madhe nuk na e bën më të vogël, por më të madh detyrimin që t’i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, konkret, pa asnjë paragjykim. Unë dua të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve, jo vetëm i atyre që më dhanë mandatin e tretë. Unë dua që Shqipëria të ngjitet në majën që Zoti e deshi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img