Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama merr Milva Ekonomin në telefon: Jam mes pyjeve, po iki për Përmet. Ç’a thonë ata durrsakët e mi të dashur?

Shkruar nga Newsbomb
Rama merr Milva Ekonomin në telefon: Jam mes pyjeve, po iki për

Kryeministri Edi Rama ka telefonuar sot në mbrëmje ministren e Bujqësisë Milva Ekonomin.

Teksa ishte duke udhëtuar në rrugë mes pyjeve, në aksin Leskovik-Përmet, Rama kontaktoi drejtuesen politike të qarkut të Durrësit, të cilën e pyeti edhe për ecurinë në qytetin ku vetë Kryeministri kandidon i teti në listë.

Ekonomi i tha Kreut të Qeverisë që në Durrës situata është e mirë dhe entuziazmi është i madh nga ata të rinj që kanë mundur të futen në punë me meritë përmes aplikimeve në portal. Nuk kanë munguar edhe batutat e vazhdueshme të kryeministrin me Milva Ekonomin.

Ekonomi: Alo!

Rama: Milva si je?

Ekonomi: Alo mirëmbrëma si je kryeministër?!

Rama: Unë jam mirë, po eci nëpër pyje në një rrugë Leskovik-Përmet, është një natyrë fantastike këtej po tani ka rënë errësira dhe nuk duket më, edhe thashë të bëj ca telefonata. Si duket situata në Durrësin tim të dashur atje?

Ekonomi: Unë isha në Krujë sot dhe isha në Durrës dje, duket shumë mirë. Ka shumë entuziazëm pasi shumë të rinj kanë hyrë në punë me meritë me anë të portaleve tona.

Rama: Mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritën e tyre, por duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre se me votën në drejtimin e paditur përfundon në drejtim të paditur çdo gjë në këtë vend.

Ekonomi: Edhe ata e kanë parasysh vetë këtë gjë se kishin vujt shumë për ta fituar vendin edhe pse kishin dalë me rezultate të shkëlqyera.

Rama: Durrësakëve bëja të qartë, se me ata tjerët s’ka rindërtim, s’ka vaksinim, kështu që të mos lëkunden.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll