Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

“Rama mendohet se kujt do i falë një copë toke në bregdet”, Bardhi për investimet strategjike: Pasuritë publike po ndahen mes ministrave si plaçkë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për rrëzimin e kërkesës për komision hetimor për investimet strategjike.

Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, Bardhi tha se kërkesa e depozituar nga deputetët e PD është bërë konform ligjit dhe përgjegjësisë që ka opozita.

Sipas tij pasuritë publike po ndahen si plaçkë mes ministrave, ndërsa shtoi se opozita nuk do të ndalet deri sa të bëhet transparenca e plotë.

Bardhi: Konferenca e kryetarëve rrëzoi kërkesën e parë të opzitës me pretendimin se Agron Duka ishte tërheëur nga kërkesa për komision hetimor.

Me pretendimin tuaj se nga 35 firma kishin ngelur 34 firma dhe ju e rrëzuat kërkesën në kundërshtim me ligjin.Sipas ligjit mjaftojnë 5 firma të deputeteve që të shqyrtohet kërkesa dhe nuk nevojiten 35 firma dhe kërkesa të vijë në seancë plenare.

Kemi paraqitur në datën 27 një kërkesë ku sqarojmë: pasi jemi njoftuar me tërheqjen e firmës nga Agron Duka, kemi bërë korrigjimin e këtij fakti dhe kemi ridepozituar një kërkesë të 36 deputetëve.

Kërkesa është depizituar konform ligjit dhe përgjegjësisë që ka opozita për të ushtruar kontroll. Sqarimi që dha zoti Balla është një justifikim se një javë para kreministri tha harrojeni se do të ngremë komisionin hetimor për investimet strategjike. Së pari sepse një deputet i këtij kuvendi që është një nga ministrat e kabinetit Rama, rrezikon mandatin dhe së dyti të shkojë në burg, sepse ka përfituar bashkëshorti saj statusin e investitorit strategjik. Individë anonim kanë përfituar të gjitha projektet për investimet strategjike.

Ministrat ndajnë pronat publike me njëri-tjetrin dhe kryeministri zgjohet në mëngjes dhe mendon se kujt nga miqve të oborrit të tij  do t’u  japë një copë tokë në bregdet.  Ne nuk jemi njëlloj si ju, por jemi për t’i shërbyer interesit publik, por ju jeni për t’i shërbyer Olta Xhaçkës dhe 3-4 të tjerëve që kanë përfituar statusin e investoitorit strategjik. Doni apo nuk doni ju opozita do ta bëjë transparencën e plotë sa i përket investimeve strategjike.

Më shumë




spot_img








spot_img