Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
1.5kmh
90 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Rama me tone të forta: Djemtë e vajzat e UÇK-së i hynë detit në këmbë, falë tyre u zgjua Perëndimi i përgjumur! Masakrat e Jugosllavisë e kishin origjinën në Beograd, shkaktuan mijëra viktima

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3e0376ba613a876f1c7eb43db88a290d

Kryeministri Rama ka zgjedhur sot foltoren e Parlamentit për të folur rreth aktakuzave që i janë bërë Thaçit e Veselit, për krime ndaj njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Rama tha se as Thaçi, as Veseli e Haradinaj nuk kanë nevojë për mbrojtje publike, pasi ata janë rreshtuar gjithnjë në anën e drejtë të historisë.

Me tone to forta kryeministri tha se lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e shenjtë dhe meriton respekt, duke vënë gishtin dhe sulmuar ish-Jugosllavinë, me qendër në Beograd. Rama tha se masakrat e regjimit komunist të Millosheviçit, shkaktuan më shumë viktima që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Besoj e kam mirëkuptimin tuaj, për të komunikuar përmes kësaj foltoreje me të gjithë shqiptarët lidhur me befasinë e mbrëmshme kur pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar dhe lexuar si zyra e prokurorit special të Kosovës, që i ka dorëzuar për shqyrtim tribunalit special një aktakuzë ku mes të tjerash presidenti Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Veseli, që të dy nismëtarë në krijimin e bërthamës së rezistencës së armatosur ndaj regjimit komunist të Millosheviçit, u dyshuakan për krime që sfidojnë dhe kufijtë më të largët të imagjinatës, vrasje, zhdukje personash, përndjekje dhe tortura njerëzish të pambrojtur. Kthehet vërtet fjala dyshim me një euforizëm juridik. Të jemi të qartë, drejtësia është drejtësi. Akuzat janë të rënda, të papranueshme në heshjte. Por është leximi i tekstit i shëprndarë në të gjithë botën, një tekst i shkruar i cili edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik, për ne që e kemi jetuar në rininë tonë atë kohë, i ngjan një fletë rrufeje të revolucionit kinez. Dhe pikërisht kjo e kthen atë tekst në një rrufe që godet më shumë se sa vetëm dy emra të përvetshëm. Nuk hidhet vetëm një baltë mbi Thaçin dhe Veselin, as mbi UÇK-në vetëm, por mbi vetë Kosovën dhe krejt Shqiptarinë. Imagjinoni në ndonjë cep të globit ku nuk kanë as informacionin më të vogël për padrejtësitë që i janë bërë Kosovës, krijohet perceptimi për Kosovën, si një vend në mes të Europës, ku është krijuar një regjim kriminal. Duket sikur ai është atdheu i agresorëve dhe jo atdheu i viktimave. ai tekst është një prelud mediatik i një procesi që më pas vijon, por që si i tillë ngre një varg pikëpyetjesh, jo vetëm mbi pastërtinë e udhëheqësve, por dhe mbi vetë kauzën e UÇK-së. Duke mos qenë as nga Kosova as nga Shqipëria, nuk kanë mundur ta ndjejnë se sa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë të hedhura në atë tekst, prekin. Prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UÇK-së, janë thuajse të tërë të akuzuar në 21 vjet si individë me dy koka, që nga një anë kanë udhëhequr luftën nacional-çlirimtare, dhe nga një anë kanë ngrënë njerëz e fëmijë si kanibalë. As Veseli, as Thaçi e as Haradinaj, në 21 vjet, nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë e kanë bërë historinë vetë. Duke i dhënë asaj pandryshueshmërinë në jetë të jetëve. Dhe, na duhet të bëjmë një hulumtim të shpejtë në kujtesë, për ta sjellë tani në vëmendje që u trondit ndërgjegja e fjetur e perëndimit demokratik në raport me Kosovën. Është pikërisht falë tyre dhe të atij grupi djemsh e vajzash që i hynë detit në këmbë duke pasur gjithë botën kundër, duke mos pasur as një derë të hapur asgjëkundi, për të bërë atë që është sot, Kosova e pavarur, shtet sovran. Dhe është falë tyre që u imponua dhe reagimi me bomba i NATOS-s ndaj Jugasllavisë. Masakra që e kishin origjinën në Beograd, dhe lanë pas numrin më të amdh të viktimave pas Luftës së Dytë Botërore deri atëherë”, tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img