Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Rama me Silva Binon zbulojnë se pse ndodhin trompozat pas vaksinimit: Vjen nga kontraceptivët, jo nga AstraZeneca (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

437cbd36f1a6b984c392991351c84954

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Shkodër, në shkollën “Edith Durham”, ku po vaksinohet stafit pedagogjik.

Rama u shoqërua nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino. Në një moment kryeministri qetësoi mësuesit duke thënë se nuk do të kishin asnjë efekt anësor pas marrjes së vaksinës së “AstraZenecas”.

“Mos keni asnjë shqetësim, edhe ato vendet që e pezulluan me shumë gjasë do të rifillojnë prapë se nuk është ajo seri, është një seri tjetër. Nuk kanë gjetur asnjë lloj lidhje mes vaksinës dhe atyre rasteve që kanë pas”,- u shpreh Rama.

Më tej ai shtoi se trombozat nuk kanë ardhur nga vaksinat, por sipas tij nga përdorimi në masë i kontraceptivëve.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Duhet me u rujt në fazën e parë sa të krijohen antitrupat.

Edi Rama:  Kanë dalë të dhëna edhe për hapat e parandalimit të rritjes së popullsisë.

Silva Bino: Ah, për kontraceptivët.

Edi Rama: Po pra, po

Silva Bino: Kontraceptivët dihet që shkaktojnë…

Edi Rama: Ka raste të jashtëzakonshme që janë…

Silva Bino: Të rralla

Edi Rama: Por që nuk janë fare pjesë e problemit 

Më shumë

spot_img
spot_img