Tirana
clear sky
8 ° C
8 °
8 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
9 °
Enj
17 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
20 °
E enjte, 22 Prill, 2021
spot_img

Rama me pedagogë në Gjirokastër: Të fuqizojmë drejtorët e shkollave! Do t’u japim jetë 2 programeve të reja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me pedagogë sot në Gjirokastër, ka zbuluar edhe disa objektiva për arsimin parauniversitar, siç është fuqizimi i kompetencës së drejtorëve të shkollave.

Po ashtu Rama ka thënë se do t’i japë jetë dy programeve të reja, njërit kombëtar për sportet kurse i dyti për artet dhe zejet.

Këto deklarata të kryeministrit Rama vijnë edhe pas atyre të z.Basha, i cili i pyetur shpeshherë nga të rinjtë për ligjin e arsimit të lartë, ka deklaruar se me të ardhur në qeveri, ai dhe ekipi i tij do ta anulojë këtë ligj dhe po punohet për hartimin e një ligji të ri i cili u jep krejtësisht autonominë Universiteteve.

Edi Rama: Unë besoj se ka shumë dëshmitarë, nuk është një reformë kjo e arsimit që thjesht mund të flitet dhe diskutohet mbi parime dhe arkitekturës. Është reformë që ka shumë dëshmitarë, mijëra dëshmitarë. Drejtimi është i duhuri. Nuk na mbetet vetëm të ecim në drejtimin e përcaktuar. Unë do të doja të thosha që nëse do të bënim një krahasim mes arsimit parauniverstar dhe universitarit. Në parauniversitari jemi më të avancuar për objektivat dhe jetësimin e planit të transformimit. Kemi disa arritje shumë të prekshme, dhe të dhëna inkurajuese. Megjithëse prapësëprarë gjëra për t’u bërë nuk janë pak.

Në arsimin parauniversitar duhet të fuqizojmë më tepër kompetencën, të drejtorit të shkollave. Nëse me mësuesit kemi avancuar ndjeshëm, me drejtorët jemi në proces. Është e qartë që në figurën e drejtuesit të një shkolle duhet të kërkojmë më shumë angazhim, në sensin e rritjes së kapacitetit menaxherial të një shkolle. Është një kohë shumë e re dhe me shumë sfida të reja për prindërit, për fëmijët vetë, por që ata kanë nevojë të udhëhiqen në drejtimin e duhur, dhe për mësuesit.

Shumë e ngatërruar pasi ka ndryshuar në mënyrë radikale në vitet e fundit edhe kanalet e informimit. Duam shumë që t’i japim jetë dy programeve të reja, në sistemin tonë parauniversitar në radhë të parë, një programi të madh kombëtar për sportin, dhe një tjetër për artet dhe zejet që të krijojmë sa më shumë mundësi për fëmijët që të kenë aktivitet fizik por një aktivitet më të harmonizuar me dëshirat e tyre sesa thejsht ato orët e edukimit fizik”, tha Rama.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img