Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Rama me operatorët turistikë në Durrës: Kufiri me Kosovën do jetë i hapur gjatë verës. Kanceri i plehrave të Porto Romanos frikësoi turistët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me operatorët turistikë në qytetin e Durrësit. Ai tha se Durrësi është një magnet për tërheqjen e turistëve dhe ka ende shumë për të bërë, por tërmeti dhe pandemia kanë ndikuar për keq.

Kreu i Qeverisë gjithashtu përmendi dhe mbetjet te zona e Porto Romanos, që e cilësoi si një gropë kanceroze e cila pengoi dhe dëmtoi shumë turizmin në Durrës.

Gjithashtu Rama siguroi operatorët turistikë se gjatë verës kufiri me Kosovën do jetë i hapur dhe plani për restaurimin dhe rijetësimin e Amfiteatrit të Durrësit po vijon.

Rama: Në rradhë të parë do sigurojmë që kufiri ynë me kosovën të jetë i i hapur në rradhë të dytë të bëjmë gjithçka që na takon në aspektin e kornizes së aktivitetit turistik që të gjithë të keni sa më pak shtrëngesa. Së treti duke pasur mundësinë që të bëjmë një vaksinim intensiv. Duke pasur parasysh mundësinë që të bëjmë një vaksinim masiv, me synimin që brenda qershorit, deri në fund të majit të kemi vaksinuar gjysmë milion qytetarë.Krahas vaksinimit duhet të respektojmë edhe rregullat, se ndryshe bëhemi ne pengesa për të dalë në fund të tunelit.

Faktet flasin vetë për ndryshimet që kanë ndodhur në sektorin e turizmit. Potenciali është ende shumë i madh dhe mundësitë janë shumë të mëdha. Ne sot kemi diskutuar për projektin e madh të ndërhyrjes në zonën historike arkeologjike të Durrësit ku faktikisht nëse i referohemi shifrave për amfiteatrin  kemi një numër të konsiderueshëm vizitorësh, por nëse i referohemi mundësive që ka ajo zonë jemi larg arritjes së maksimumit dhe kemi arsye të besojmë se me ndërhyrjen që kemi në plan të bëjmë dhe me rrjetin e aktorëve që janë përfshirë në këto ndërveprime, BE, në kuadrin e donacionnit për periudhën pas tërmetit te fondi Amerikan i Zhvillimit. Edhe qeveria me bashkinë mund të bëjnë një transformim të rëndësishëm dhe ta rrisim fuqinë tërheqëse të këtij magneti. Restaurimi i mureve ka nisur nga mbështetja e BE, jemi në një fazë të avancuar të amfiteatrit dhe lagjes përreth. Porti Tregtar do iki nga zemra e qytetit. Po punojmë me bashkinë për shëtitoren që do kalojë në mes të plazhit të Durrësit dhe jam i bindur se krijojmë një platformë të re zhvillimi përsa i përket turizmit. Durrësi ka qenë i penguar në zhvillimin e turizmit dhe tërheqjes së turistëve që shpenzojnë edhe si pasojë e një nami të tmerrshëm që ka pasur për shkak të vatrës kanceroze së plehrave të Porto Romanos. Tani ne do i japim formë një eko-parku të madh që do jetë një atraksion i madh në favorin tuaj.

Më shumë

spot_img
spot_img