Të deleguarit e Partisë Socialiste të Shkodrës, kanë "braktisur" punimet në Kongresin e PS, duke shkuar për të festuar në lokal.
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali tha se socialistët e Shkodrës nuk ndodheshin në sallë, pasi po festonin në një lokal, teksa prisnin që t’u bashkohej edhe kjo e fundit.
Ajo u shpreh optmiste se kjo forcë politike do të vazhdojë të tregojë se është në anën e qytetarëve.
Bilali: Sot edhe një 30-vjecari i duhet hapur rruga. Siç e shikoni pjesa e Shkodrës është bosh, sepse ne kemi një vecanti, ne festojmë çdo rast. Më kanë ardhur mesazhe të shumta. Partia ka shkuar në një lokal dhe po më presin për të festuar. votimin e bëmë dhe Kongresin e kryem dhe tani festojmë. Punë të mbarë të gjithëve, të hënën na pret puna.